Nga Vlora në Durrës. Nga Letërisa në Art.
Stela Nelaj është mësuese Letërsie në një shkollë private në Durrës. Pra jeton dhe punon në qytetin e mrekullueshëm bregdetar por me origjinë është nga një tjetër qytet bregdetar, Vlora! Punimet e saj janë Unike siç quhet dhe nisma e saj artistike. Ajo ka qenë gjithmonë e tërhequr nga arti i punimit të qeramikës. Dhe kështu, gjatë kohës që ishte në shtëpi pas lindjes së vajzës së saj, vendosi të rimerrte në duar këtë pasion dhe të sillte në jetë frymëzimin e saj. Punimet e saja artistike janë në qeramike dekorative dhe tharja kryhet në ajër (2-3 ditë).
“Ishte viti i parë i periudhës së mëmësisë. Një vit dinamik dhe i mbushur me emocione të forta. Gëzim, dashuri e pa përshkrueshme por dhe lodhje. Perditshmëria me nje bebe te vogël ishte dinamike, por kjo perditshmëri behej dhe pak monotone. Kjo monotoni më bëri të kërkoj brenda vetes pasione të fshehura që as vetë nuk e dija që mund t’i realizoja. Qeramika gjithmonë më ka ngjallur këshëri, dhe nga nje pasion i fshehur u bë relaksi i diteve te mia te ngarkuara. Në 5 vitet e ardhshme e shikoj veten me një atelie timen personale, duke pasqyruar punimet e mia”. shprehet ajo.
Ndiqeni dhe promovojeni këtë nismë në Instagram me emrin Unike_si_ti!!!
https://www.instagram.com/unike_si_ti/
Nada Dosti