Deri sa isha në shkollën fillore, seriozisht i u grindëm me një shok të klasës. Kam harruar rreth problemit të grindjes, por kurrë nuk do ta harroj mësimin që e mora atë ditë.
Isha i sigurt se unë kam të drejtë dhe shoku im ishte gabim. Por, edhe ai ishte shumë i bindur se është në të drejtë dhe unë gabim.
Atë ditë mësuesi vendosi të na jep një leksion shumë të rëndësishëm jetësor. Në mes të orës së mësimit, mua më vendosi në një anë të tavolinës, ndërsa shokun tim në anën tjetër. Në mes të tavolinës vendosi një objekt të madh në formë rrethi.
Shumë qartë e shihja se objekti ka ngjyrë “të zezë”. Mandej e pyeti nxënësin tjetër çfarë ngjyre ka objekti, dhe ai i tha ngjyrë “të bardhë”. Nuk munda të besoj që përgjigja e tij ishte ngjyrë “e bardhë”, kur dukej qartazi se është ngjyrë “e zezë”! Tani filloi edhe një grindje mes neve dyve rreth ngjyrës së objektit.
Pastaj ndërhyri mësuesi dhe kërkoi nga ne t’i ndërrojmë vendet. Pasi u ula në anën tjetër, mësuesi më pyeti çfarë ngjyre ka objekti, e unë duhej të them “ngjyrë të bardhë”.
Objekti që rrinte mes nesh, kishte dy anë, njëra anë kishte ngjyrë të bardhë dhe ana tjetër ngjyrë të zezë.
Ndonjëherë për të kuptuar plotësisht problemin e dikujt tjetër, ne kemi nevojë ta vëmë veten në pozitën e personit tjetër dhe ta vërejmë problemin nga këndi i tij.
Përktheu: Lutfi Muaremi