70 vjetori i themelimit të Medresesë “Alaudin”, vatër nga ku buron drita e diturisë


Shtatori i vitit 2021, shënon 70 vjetorin e themelimit të Medresesë “Alauaddin” në Prishtinë. Kjo medrese deri vonë kishte qenë medreseja e vetme në trojet shqiptare, ku është përgatitur kuadri fetar dhe profesional në gjuhën shqipe.

Tash e 60 vite kjo medrese është ngritur në rangun e medresesë së mesme që vazhdon me përkushtim përgatitjen e kuadrit të ri në tri qendrat kryesore te Kosovës, në Prishtinë, Prizren e Gjilan.