Muhamedi a.s krijesa më e dashur e Allahut xh.sh


Zoti i Madhërishëm thotë: “Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrni, e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër.” ( Hashr 7 )
Muhamedi a.s thotë: “Të gjithë ju do të hyni në Xhenet, përveç atij që refuzon.”, “Po kush është ai që refuzon?!” e pyetën. Ai u përgjigj: “Ai që më bindet mua do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që nuk më bindet, është ai që refuzon të hyjë në Xhenet.” ( Buhariu )
Rahmeti dhe bereqeti i Allahut qoftë mbi familjen e tij, shokët e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij.
Krijesa më re dashur e Allahut ishte Muhamed ibn Abdullah ibn Abdulmutalib el-Hashimij el-Kurejshij, ishte arab prejardhje nga Ismaili a.s i biri i Ibrahimit a.s, ishte rob dhe i Dërguari i Zotit të Madhërishëm.
Muhamedi a.s ishte i martuar dhe kishte 6 fëmijë; 2 djem dhe 4 vajza,
Këta dy djem quheshin Ibrahim dhe Kasim, që të dy vdiqën pa i mbushur dy vjet të plota, kurse vajzat quheshin Umi Kulthum, Zejnebe, Rukaje dhe Fatime ( kënaqësia e Allahut qoftë mbi to).
Do të cekim disa nga mirësitë që iu dhanë Muhamedit a.s, dhe që dëshmon se më të vërtet Allahu e deshi më së shumti nga të gjitha krijesat, këto mirësi ishin:
1.) Zoti e dërgoi për gjithë njerëzimin, pa dallim nacionaliteti, kombësie, ngjyre apo race. Për këtë gjë Allahu xh.sh thotë:
“Ai, që ia shpalli Furkanin (Kuranin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhamedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar.” ( Furkan 1 )
2.) I kishte gjeneratën më të ndritshme rreth vetës, Allahu xh.sh thotë:
“Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet në xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pa këputur. Allahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata janë të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet.” ( Bejine 8 )
3.) Muhamedit a.s i është dhënë një burim uji, e është i veçantë në Xhenet që quhet Kevther, ku Zoti xh.sh thotë:
“Ne, vërtet, të dhamë ty Kevtherin.” ( Kevther 1 )
4.) Zoti xh.sh atë e mbështeti me mrekulli, e i dha kryemrekullin Kuranin që është mrekulli deri në fundin e kësaj bote dhe e ngriti mbi pejgamberët e tjerë, për Kuranin Allahu xh.sh thotë:
“Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” ( Bekare 2 )
5.) Zoti xh.sh ia dhuroi Mekami Mahmudin (Vend i nderuar në Xhenet), për këtë Zoti thotë:
“Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kuranin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrejë ty në një vend të lavdishëm.” ( Isra’ 79 )
6.) Mëshirë për të gjitha krijesat, Allahu thotë:
”E Ne të dërguam ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.”
(Enbija 107 )
7.) Ia bëri namazin e xhumasë obligim një herë gjatë javës, si namaz më me vlerë dhe më specifik gjatë gjitha namazeve javore, pejgamberët e mëparshëm me umetet e tyre nuk kishin obligim ekstra të veçantë për ibadet, sikur që e kanë myslimanët namazin në ditën e xhumasë, Allahu xh.sh thotë:
“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet Allahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.”
( Xhuma 9 )
8.) Për shkak se jemi pasues të rrugës së Muhamedit a.s, jemi umeti më i favorizuar se të gjitha umetet para nesh, Allahu xh.sh thotë:
“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, ...”
( Ali Imran 110 )
9.) Është i përmendur ma shumë në Kuran më emra respektues se sa që Zoti e ka përmend me emër të përveçëm Muhamed, Zoti i Madhërishëm asnjëherë nuk e ka thirr me emër o Muhamed, por e ka thirr më emra respektues e nderues si: O i Dërguar, O Pejgamber. Muhamedi a.s është përmendur në Kuran 5 herë; 4 herë me emrin Muhamed dhe 1 herë me emrin Ahmed. Ka urtësi të shumta që është përmendur vetëm 5 herë, një ndër to është se 5 herë në ditë i është bërë obligim namazi, 5 herë shtylla bazë të islamit, ... etj
10.) Është pejgamber i fundit i dërguar nga Allahu xh.sh, Allahu xh.sh thotë: “Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e Allahu është i dijshëm për çdo send.” ( Ahzab 40 )
Muhamedi a.s ka thënë: “Jam dalluar nga pejgamberët e tjerë më gjashtë gjëra:
a.) Më është dhënë oratoria në të folur,
b.) Kam triumfuar duke ua frikën armiqve,
c.) Më është lejuar marrja e plaçkës së luftës,
d.) Toka më është bërë xhami dhe e pastër,
e.) Jam dërguar tek të gjithë krijesat, dhe
f.) Me mua mbyllet pejgamberia.”

Për në fund dua të ju them që ka edhe shumë mirësi të tjera që i janë dhënë Muhamedit a.s, dhe e falënderojmë Allahun që na ka nderuar, dalluar e privilegjuar që na ka bërë pasues të rrugës së tij.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi