Unioni i Studentëve të FSI së shënon 28 Nëntorin

Me datë 30 nëntor 2021, në objektin e Fakultetit të Studimeve Islame u mbajt program festiv për nder të festës së 28 Nëntorit.
Programi u organizua nga Unioni Studentor, ku përveç studentëve, pjesëmarrës në këtë program ishin edhe mysafirë tjerë nga Universiteti i Prishtinës dhe Medreseja "Alauddin".
Programi u hap me një falënderim nga kryetarja e Unionit, Anisa Hoti. E më pas vazhdoi me leximin e disa ajeteve të Kuranit Famëlartë nga studenti hfz. Ensar Fejzullahu.
Pastaj fjala iu dha dekanit të Fakultetit të Studimeve Islame, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepit, për të mbajtur një ligjëratë të shkurtër lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Programit nuk i munguan as pikat artistike, si: monolog, ilahi dhe recital të interpretuara nga studentët.
Në fund të pranishmëve iu shpërndanë dhuratë nga një libër të titulluar "Epitafet në gjuhën Osmane".




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)