Promovohet monografia - Dijetarë Shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880-1912)


Libri “Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880 – 1912)” i autorëve, Sadik Mehmeti, Hatixhe Ahmedi dhe Ramadan Shkodra, botim i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës u promovua sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare.

Ky libër i bazuar në dokumentet e Meshihatit të lartë Osman, është vepra e parë me karakter enciklopedit i botuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, por e para edhe në Kosovë dhe në trojët shqiptare.

Në këtë libër ndriçohet biografia e 195 personaliteteve shqiptare që kanë kontribuar në fushën arsimore, kulturore e fetare në viset shqiptare në shekujt e 19 dhe 20. Libri përfshinë dijetarët shqiptarë nga katër vilajetet shqiptare: Kosovë, Shkodër, Manastir, Janinë, që kanë vepruar në periudhën midis viteve 1880-1912.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Shefqet Zeka ?