Medreseja Alauddin në Prishtinë organizon aktivitete për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës


Për nder të 17 shkurtit- përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Medreseja Alauddin në Prishtinë ka organizuar turnir në volejboll për vajza.

Në këtë turnir morën pjesë nxënëset me ekipet e tyre nga Medreseja e Gjilanit e Prizrenit.

Ky organizim ishte poashtu një mundësi e mirë për socializim mes nxënëseve, për t’u njohur me shkollën amë, ambientet e saj si dhe drejtorinë dhe stafin e shkollës.

Nxënëset mysafire poashtu patën mundësinë të shihnin disa nga punimet - fotot e nxënësëve nga ekspozita e 17 Shkurtit.

Medreseja Alauddin do të mbajë edhe aktivitete tjera për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.