Guvernatori i Damaskut Esad Pasha po përjetonte një krizë të madhe ekonomike dhe mungese të parave nga thesari i shtetit.
Për të tejkaluar këtë krizë, bashkëpunëtorët i propozuan që të vendosej një taksë shtesë për njerëzit që merreshin me prodhimin e tekstileve në Damask.
- Po sa para mund të grumbullojmë nga kjo taksë? pyeti Esad Pasha.
- 50 deri në 60 qese me monedha ari, i thanë ata.
- Po ku do t’i marrin ata këto para, pasi që ata janë njerëz me të ardhura të kufizuara? tha Esad Pasha.
- Do të shesin arin dhe stolitë e bashkëshorteve të tyre, thanë ata.
- Çfarë thoni ju nëse e arrijë ketë shumë të parave në një mënyrë më të mirë! tha Esad Pasha.
Me këto fjalë i heshti të gjithë të pranishmit.
Të nesërmen Esad Pasha i shkruan myftiut duke e ftuar për një takim urgjent.
Kur vjen myftiu, Esad Pasha i thotë: - Jam njoftuar se ju po silleni në mënyrë të pahijshme në shtëpinë tuaj, dhe se i shkelni rregullat e sheriatit, andaj kam vendosur që për këtë ta njoftoj Portën e Lartë në Stamboll. Por, mendova se ndoshta është më mirë, që së pari t’ju them juve, ashtu që nesër të mos keni prova kundër meje.”
Myftiu i shqetësuar nga ajo që dëgjoi, filloi të lus Esad Pashën dhe t’i ofroi para vetëm që ta mbyll çështjen. Në fillim i ofroi 1000 monedha ari, por Esad Pasha i refuzoi. Më pas myftiu e dyfishoi shumën, por përsëri u refuzua. Në fund Esad Pasha u pajtua që myftiu t’i jepte 6000 monedha ari.
Më pas Esad Pasha e thirri kadiun (gjykatësin) dhe i tha se ishte njoftuar se ai po merrte ryshfet duke keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime personale, i befasuar dhe i frikësuar nga ajo që dëgjoi kadiu i përgjërohet Esad Pashës që ta mbyllë këtë çështje në kompensim të parave dhe kështu u lirua.
Pastaj i erdhi radha inspektorit të tregut, e kështu me radhë.
Pas kësaj Esad Pasha i mblodhi bashkëpunëtorët e tij të cilët i propozuan të vendoste taksë për të grumbulluar 50 qese me monedha ari dhe u tha: - A keni dëgjuar që Esad Pasha ka vendosur taksë të re në Damask?
- Jo s'kemi dëgjuar, than ata.
Atëherë Esad Pasha tha: - Megjithatë unë arrita t’i mbledhë 200 qese ari në vend të 50 qeseve që ju më propozuat t’i mbledh nga njerëzit e varfër.
- Ju mund t’më pyesni si e arrita këtë?!
"Qethja e ugiçëve është më mirë se sa rrjepja e qengjave"
Pra mos i ngarkoni fukaratë, por merrni nga ata që i vodhën fukaratë.