Dallimi mes frikës dhe respektit


Shumë vjet më parë jetonte një mbret i vrazhdë, tiran, i quajtur Virat Singh, i cili sundonte në qytetin Vijay Nagar.

Të gjithë banorët ishin të frikësuar nga mizoria e tij. Virati kishte një qen me emrin Jack, të cilin e donte më shumë se çdo gjë.
Një mëngjes të kobshëm, Jacku ngordhi. Mbreti Virat organizoi një ceremoni shumë të madhe për qenin e tij dhe tërë qyteti mori pjesë.
Virat Singh ishte tejet i lumtur, ai mendonte se tërë njerëzit e donin dhe se ishte mbreti më i popullarizuar në botë.
Pas një kohe vdiç mbreti Virat, por në varrimin e tij askush nuk mori pjesë.

Mesazhi i tregimit: Respekti është diç që duhet ta fitoni, dhe askënd nuk mund ta detyroni që t’ju respektojë. Ekziston një vijë e hollë mes frikës dhe respektit. Nuk ka gjë më të keqe se respekti i cili bazohet në frikë.




Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi