“Fidje” – Shpengimi i agjërimit për personat përherë të sëmurë dhe për personat e vjetër e të rraskapitur


Në shumë vepra të fikhut, veçanërisht në enciklopeditë e fikhut, termi fidje përmendet më shpesh së bashku me termin fid??, sepse ato kanë të njëjtin kuptim. Fid?? është infinitivi i foljes fed? / jefd?, e që në arabisht ka këto kuptime: shpengim, shpëtim, çlirim dhe flijim. (Teufik Mufti?, Arapsko-bosanski rje?nik, f. 1103)

Krijuesi ynë, Allahu i Plotfuqishëm, duke ditur karakteristikat psiko-fizike të njeriut, në Kuran i përmend kategoritë e atyre që nuk janë të obliguar të agjërojnë, por janë të detyruar të kryejnë obligimin e fidjes. Allahu xh.sh. nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të tij, dhe as që Allahu xh.sh., e detyron askënd të bëjë diçka që nuk do të jetë në gjendje ta bëjë.

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është që më mirë për të. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju.” (El-Bekare, 183-184)

Duke komentuar fjalët, “e ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë)”, Ibën Abasi r.a. ka thënë: “Ata janë njeriu i moshuar dhe gruaja e moshuar që nuk janë në gjendje të agjërojnë, ata do të ushqejnë një të varfër për çdo ditë agjërimi.” (Buhariu, 4505).

Megjithëse Ibën Abasi në komentimin e këtij ajeti përmendi vetëm personin në moshë të vjetër që duron agjërimin me shumë vështirësi, vetë teksti kuranor, me formulimin “e ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë)”, lë mundësinë se i referohet edhe kategorive të tjera të ngjashme.

Ibën el-Mundhiri e përcjell konsensusin e dijetarëve islamë se ky rregull vlen edhe për pacientin që vuan nga ndonjë sëmundje kronike, të cilit agjërimi do t'ia rëndonte edhe më shumë shëndetin e tij, ose në atë gjendje do të ishte shumë e vështirë dhe e rëndë për të që të kryejë agjërimin. (Jusuf el-Karadavi, post, f. 84)

Fidjen duhet të paguajnë dy kategori personash:

- personat e vjetër dhe të rraskapitur, dhe

- pacientët e përhershëm që vuajnë nga lloji i sëmundjes, trajtimi i së cilës, pra terapia, i ndalon ata nga agjërimi, d.m.th. është një sëmundje e tillë që, pavarësisht nga terapia, në vetvete e parandalon një person të tillë nga agjërimi.

Rraskapitja e të moshuarve nuk mund të përcaktohet nga mosha. Ne jemi dëshmitarë të tetëdhjetë vjeçëve, të cilët kalojnë me agjërim më lehtë se të tjerët që janë gjashtëdhjetë vjeçar. Pra, mosha nuk është momenti përcaktues, por lodhja dhe rraskapitja ndaj së cilës janë të prirë njerëzit e moshuar dhe që ndjekin rrugën ose ligjin që Allahu i Lartësuar ka vendosur për njerëzit. Personat e tillë kanë humbur shpresën se gjendja e tyre do të përmirësohet.

Allahu i Madhërishëm, kur flet për agjërimin, flet në mënyrë se kush është i detyruar dhe kush jo, qëllimi i agjërimit, dhe për personat që nuk janë në gjendje të agjërojnë është dhënë rregulli, dhe qëllimi i gjithë kësaj është siç thekson Allahu i Madhërishëm: “Allahu dëshiron t’ju lehtësojë, e jo të bëjë të vështirë për juve!”

Ka raste kur njerëzit që ia kanë kushtuar tërë jetën agjërimit, kur arrijnë pleqërinë dhe rraskapitjen, refuzojnë të paguajnë fidjen, sepse ata kanë dëgjuar vetëm për agjërimin dhe vlerat e agjërimit tërë jetën e tyre dhe nuk kanë pasur mundësi për të dëgjuar temën e fidjes, ose rregullat për kryerjen e fidjes në jetën e tyre.

Dhënia e fidjes, sipas rregullave të medhhebit hanefij, është vaxhib (obligim). Por nëse personi që ka obligim të japë atë është i varfër, ai detyrim bie nga ai, sepse “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të tij." (El-Bekare, 286) Në atë rast, ai person duhet të bëjë istigfar (të kërkojë falje nga Allahu i Plotfuqishëm). Fëmijët mund të japin fidjen për prindërit e tyre, por nuk e kanë të obliguar një gjë të tillë.

Nëse një person, i cili me justifikim të arsyeshëm (sëmundje akute ose udhëtim) nuk agjëronte për disa ditë ose tërë Ramazanin, vdes para se të vjen në situatë që të mund të kompenson ditët e pa agjëruara, ai nuk e kishte si detyrim të kompensojë ato ditë ose të japë fidjen. Nëse, nga ana tjetër, personi në fjalë lë amanet derisa ishte ende gjallë, që të jepet për të fidja, testamenti është i vlefshëm dhe fidja do të ndahet nga pasuria e tij.

Sipas mendimit të dijetarëve të shkollave juridike, të gjitha kategoritë e personave që nuk i kanë agjëruar ditët e humbura, dhe Ramazani tjetër veç kishte ardhur, duhet të japin fidjen me agjërim të detyrueshëm për ato ditë tani që nga Ramazani i kaluar.

Shuma për fidjen nuk është specifikuar në Kuran dhe hadith, kurse qëndrimi i medhhebit hanefij është se sasia e fidjes korrespondon me sasinë e sadakatul-fitrit. Sasia e fidjes si dhe sadakatul-fitrit, varet nga standardi personal dhe llogaritet shpenzimi mesatar i ushqimit ditor, duke llogaritur vetëm ushqimin. Epo, nëse investohet më shumë në të ushqyerit dhe kështu shpenzohet më shumë, lartësia e fijes është më e lartë. Nuk lejohet që një person që jeton në një vend të zbatojë standardet e një vendi tjetër. Për secilën ditë duhet të ushqejë një person të varfër ose t'i jepet një ekuivalent.

Fidja mund të jepet menjëherë në fillim të Ramazanit ose në kohën kur bëhet e detyrueshme, d.m.th. gjatë Ramazanit, që do të thotë se mund të ndahet në fund të atij muaji. Fidja mund të jepet pasi të bëhet e detyrueshme, por nuk mund të jepet më herët, d.m.th. para se të bëhet e detyrueshme. (El-Halebi, Multeqa'l-ebhur, 1/96.)

Gjithashtu, sipas rregullave të medhhebit tonë, fidja mund t'u jepet një numri më të madh të të varfërve menjëherë, ashtu siç mund t'i jepet një të varfëri për më shumë ditë. (Tuhmaz, Hanefijski fikh, 1/549.)

Meqenëse fraza “ushqeni të varfrit” përmendet gjithashtu në Kuran, juristët islamë kanë mendim unanim duke thënë se fidja u jepet ekskluzivisht të varfërve (misk?n). (Vehbi Ez-Zuhajli, El-fikh el-islami ve edil-letuh, 3/495.)

Një mënyrë tjetër për të dhënë fidjen është të japësh çdo ditë gjysmë sa'a drithëra që përdoret më së shumti në vendin në fjalë. Në vendin tonë, është miell gruri, dhe gjysma e sa'as është afërsisht një kilogram e gjysmë miell. Përveç kësaj, është mirë të shtosh atë që plotëson ushqimin, siç është mishi, por nuk është e detyrueshme.

Mendimi i shumicës së dijetarëve islamë është se si fidje është e preferuar të jepet ushqimi, sepse është më afër kuptimit të tekstit kuranor, megjithatë, nuk ka asnjë pengesë që të jepen paratë ndonjë personi të varfër ose organizate në emër të fidjes, siç është te ne “Bereqeti” në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi