Afrikani i moshuar shet shtëpinë e vetme për të kryer umren


Vizita e qytetit të shenjtë të Mekës për të kryer Haxhin dhe Umren është ëndrra e muslimanëve në mbarë botën. Megjithatë, pelegrinazhi i shenjtë sigurisht që kërkon shumë përgatitje fizike, psike e në veçanti financiare.
Megjithatë, një histori e papritur dhe frymëzuese për përpjekjet e një muslimani për udhëtimin drejt Qytetit të Shenjtë vjen nga një burrë i moshuar nga Afrika. Pavarësisht se kishte një jetë modeste, plaku më në fund arriti të shkonte në qytetin e shenjtë të Mekës për të kryer Umren këtë Ramazan, pasi bëri një sakrificë të madhe.
Historia frymëzuese u nda fillimisht përmes një videoje e cila më vonë u bë virale në mediat sociale nga një gazetar kuvajtian Nayef Al Rashidi. Në videon që ka postuar, Rashidi shihet duke biseduar me një të moshuar të ulur pranë tij teksa ishin brenda Xhamisë së Madhe. Ai vinte nga Afrika, dhe kishte shitur shtëpinë e vetme që kishte për të kryer umren këtë vit gjatë Ramazanit.
Në postimin e tij në Twitter, Al Rashidi e plotëson videon me mbishkrime arabe që do të thotë: “Ai e shiti shtëpinë e tij për të shkuar në Umre në Mekë. Zoti e bekoftë në këtë botë dhe ia zëvendësoftë me një shtëpi në Xhenet.
Shumë njerëz në rrjetet sociale u pajtuan me mbishkrimin e shkruar nga Al Rashidi. Ata u prekën nga ky akt fisnik dhe e bekuan plakun për sakrificën e tij të madhe. Ai me të vërtetë ka dhënë shembullin më të mirë duke sakrifikuar këtë botë për botën tjetër.
Ai mund të mos ketë një strehë kur të kthehet në vendin e tij, por me siguri se ai ka krijuar një ahiret të madh për veten e tij. Al Rashidi u kërkoi njerëzve që të jenë bujarë me të moshuarin dhe ta ndihmojnë atë në çdo mënyrë që të mundshme.



&t=8s


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme