Bashkësitë Islame të diasporës bëhen bashkë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri


Bashkësitë islamike në Zvicër dhe Austri, kontribut në rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti

Krerët e Komuniteteve Shqiptare Islame të diasporës, si: z. Mehas Alija, Kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, z. Vahedin Beluli, Kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Austri, z. Reshat Ibishi, Kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Itali, z. Usam Alimi, Nënkryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Austri, z. Besim Nuzi, Nënkryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, të shoqëruar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, inauguruan ditën e djeshme shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 2019-tës.

Në mënyrë simbolike, të lartëpërmendurit vizituan dy shtëpi në Arrameras dhe Borizanë, zonën e Fushë-Krujës, ku u pritën nga kryefamiljarët dhe ku dorëzuan çelësat e shtëpive të reja, të rindërtuara falë fondeve të mbledhura nga mërgata shqiptare që jetojnë e punojnë në diasporë.

Projekti i rindërtimit, i vënë në jetë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në total përfshiu 10 objekte banimi të ndërtuara nga e para dhe 8 të tjera të rikonstruktuara, si dhe ndërimin nga e para të xhamisë së “Thumanës”.

Allahu (xh.sh) i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuan, si në këtë botë po ashtu edhe në ahiret!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Ismail Mziu ?