I verbëri në këtë, dhe në botën e përtejme!

Atëbotë në një xhami ku Imam ligjëronte, ishte mbushur plot! Njëri nga xhematlinjtë, i kënaqur me pjesëmarrjen e madhe, e pyet:
"Imam, sa mendon se është numri i pjesëmarrësve sot?"
Asnjë! - përgjigjet Imami!
Si ore Imam, a je i verbër, a nuk e sheh gjithë këtë masë?
Megjithatë Imami vazhdon në mënyrë të qetë!
I verbër është ai që vjen këtu dhe nuk i ndihmon familjet e varfra.
I verbër është ai që drejtohet kah Kibla, por ia kthen shpinën jetimit dhe të varfrit!
I verbër është ai që i përulet Allahut, por krekoset para botës!
I verbër është ai që qëndron në rreshtin e parë në xhami, por mungon në vendet ku ka të uritur!
I verbër është ai që rri në xhami me ne, por nuk e thotë të vërtetën kudo!
I varfër është ai që dhuron vetëm njëherë, por ka mundësi të dhurojë përherë!
I verbër është ai që agjëron Ramazanin, por nuk largohet nga ndalesat!
I verbër është ai që sillet rreth Qabesë, por ai nuk 'sillet' rreth të varfrit apo të sëmurit!
I verbër është ai që e përmend shpesh Allah, por i ka harruar prindërit e tij!
I verbër është ai që falet e agjëron, por në tregti vjedh dhe mashtron!
I verbër është ai që del para Allahut në namaz, ndërkohë në zemër ka zili, urrejtje dhe përbuzje ndaj botës!
I verbër është ai që e përmend Allahun, por bën padrejtësi dhe i përkrah zullumqarët!
Andaj, Allahu i Madhërishëm thotë:
"Ai, që në këtë botë është i verbër, pikërisht ai do të jetë i verbër edhe në Botën e përtejme, madje edhe më i humbur!" (Kur'ani famëlartë, 27:72)

Nëse nuk je në gjendje ta përkrahësh të nëpërkëmburin, atëherë hesht, por kurrsesi mos e përkrah zullumqarin!!



Mulaim Shehu


Artikulli i kaluar
Vlera e jetës së njeriut

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme