Djaloshi i dashuruar dhe plaku i urtë


Një djalosh e donte një vajzë dhe dëshironte që të martohej me të, por pasi që martesa është një ndër vendimet më të rëndësishme në jetë, vendosi që të interesohej më shumë për të dhe donte të sigurohej më tepër e sidomos pasi që ajo do të jetë partnerja e jetës së tij dhe nëna e fëmijëve të tij, kështu që filloi t'i pyes njerëzit për të.
Njerëzit iu përgjigjën: Është vajzë me nam të keq, e paedukatë, e pasjellshme, dembele, neglizhente... etj!
Djaloshi u dëshpërua shumë, zemra i digjej nga ajo që dëgjoi, kështu që duke ecur i zhgënjyer në një park u ul nën hijen e një peme, ku qëndronte një i moshuar.
Plaku me ta parë djaloshin e mërzitur, e pyeti: ç’ke more djalosh që e ke shëmtuar fytyrën me pikëllimin tënd? dhe djaloshi filloi t'i tregojë se çka i kishte ngjarë!
Plaku i tha mirë djalosh pasi që qenke i sinqertë, unë i kam katër mbesa për martesë, secila më e bukur se tjetra, do të dërgoj ta zgjedhësh cilën ty të pëlqen, por me një kusht!
Cili është ai? - pyeti djaloshi kureshtarë?
Plaku tha: pyeti njerëzit për mbesat e mia dhe nesër takohemi po në këtë vend!
Të nesërmen djaloshi erdhi i nervozuar dhe donte të pëlciste nga hidhërimi, me të parë plakun iu drejtua: Or Xhaxha po mbesat e tua ishin edhe më të shëmtuara se sa vajza që e doja dhe më të paedukuara dhe kokëforta e arrogante!
Plakut i shkoi buza në gaz dhe i tha, eja shkojmë në shtëpinë time, kur shkuan djaloshi nuk pa vetëmse një plakë e cila i priti me ngrohtësi.
Djaloshi me skepticizëm e pyeti plakun: Po mbesat e tua ku janë?
Plaku ia ktheu me buzëqeshje: O djalosh, kjo është gruaja ime, ne dy nuk kemi fëmijë e as që kemi mbesa, ngase ne jemi steril....
por desha të tregoj në mënyrë praktike se njerëzit nuk të mëshirojnë, ata vazhdojnë të t'godasin në forma të ndryshme derisa të t'shaktërrojnë ty dhe ardhmërinë tënde, andaj bëj kujdes në jetën tënde djalosh i mirë.



Përktheu: Dr. Rijad Imeri



Ps: Sa vajzave u është rrënuar jeta e tyre nga fjalët e njerëzve dhe kanë humbur shansin e martesës, sa djelmoshave u janë shuar ëndërrat e tyre nga po këto fjalë, sa bashkshortëve u është shkatërruar lumturia dhe familja e tyre, fjalët e njerëzve janë shtiza të helmuara, kujdes nëse goditeni ato janë vdekje prurëse.
Muhamedi a.s. iu drejtua shokëve të tij duke u thënë: A t'ju tregojë cilët janë më të këqinjët në mesin tuaj? Gjithësesi o Profet i Zotit - iu përgjigjën shokët e tij. Ai tha: Ata që merren me thashetheme dhe fusin përçarje në mes të dashurve. [ Hadith i Saktë - Et-tergib we Et-Terhib ]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme