Kush është Halim Bajraktari ?

 


Halim Bajraktari ka lindur më 28 janar 1976 në lagjën “Çikatova e Re” të Drenasit, nga babai Ramadani dhe Nëna Nurija.
Shkollën fillore “Ali Gahi” (Ish Bozho Dreniçki) e ka kryer në Drenas, kurse të mesmen  Medresenë e Mesme “Alauddin” e kishte filluar në vitin shkollor 1992 - 1993.
Halimi ka shërbyer imam i Ramazanit në fshatin Drenoc të Malishevës. Ka qenë aktivist i dalluar i Këshillit Komunal për Financimin në Çikatovën e Re Drenasi III.
Radhëve të UÇK-së u është bashkuar në maj 1998 në Negovc në njësitin “Pëllumbi” Brigada 113. Më pastaj ka qenë në ZO të Drenasit në Brigadën 121 “Pashtriku”, te komandant Hilmi Sopi. Pas një kohe, së bashku me disa bashkëluftëtarë, Halimi kishte shkuar në Shqipëri, ku pati qëndruar për dy javë. Kur kishte kryer stërvitjet atje, Halimi qe ngarkuar me armë dhe municion për nevojat e zgjerimit dhe konsolidimit të radhëve të UÇK-së. Pasi qe kthyer nga Shqipëria, Halimin, të cilin shokët e quanin Hoxhë, e sistemuan në Brigadën 113 të Zonës Operative të Drenicës.
Ka marrë pjesë në shumë beteja të njohura, nga të cilat është për t’u dalluar beteja e Grykës së Lllapushnikut më 15-26 korrik 1998, ku Halimi tregoi një heroizëm të pashoq.
Bashkëluftëtar të tij kanë qenë Rafet Sopi, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi dhe dy vëllezërit e tij Naseri dhe Enveri.
Halimi ka rënë shehid në betejën me forcat serbe te “Guri i Gradinës” në Malet e Berishës, komuna e Malishevës, më 18.04.1999.
Ka qenë i varrosur në varrezat e Kleçkës. Kurse tani është i varrosur në varrezat e Negrovcit, ku është ngritur lapidari.


 



Artikulli i kaluar
Kush është Abdullah Muqaj?
Artikulli radhës
Pak, por e vazhdueshme

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme