Beqir ef. Krasniqi ka lindur më datën 28. Qershor 1949 në fshatin Vranoc të Pejës, nga babai Rrustemi dhe nëna Aishja.
Shkollën fillore “Vëllazërimi” e ka mbaruar në Baran të Pejës kurse Medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë, në vitin 1971.
Më pastaj ka mbaruar Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës drejtimi Histori-Gjeografi.
Beqir efendiu ka punuar mësimdhënës në Shkollën Fillore “Hazir Ramaj” të Krelanit të Gjakovës nga viti 1974-1975, dhe në Shkollën Fillore “Fehrat Binishi” të Zhabelit, gjatë viteve 1975-1992.
Ndërkaq, gjatë viteve 1992-1998 ka punuar imam i xhamisë në fshatin Lëbushë të komunës së Pejës.
Beqir efendiu është vrarë më datën 29. Maj 1998 në Vranoc, së bashku me tre bashkëfshatarë të tjerë. Është varrosur në varrezat e fshatit.
Ka lënë pasardhës dy djem.