Kush është Abidin Myrtezi?

 


Abidin Myrtezi ka lindur më 16. nëntor 1975 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes nga babai Hyseni dhe nëna Shaha.
Katër klasat e ulëta të fillores i ka kryer në Shkollën fillore “Bajram Curri” të Mollopolcit, kurse katër klasat e larta në atë të Petrovës. Shkollën e mesme e ka ndjekur dhe mbaruar në Ferizaj, dhe në të njëjtën kohë u është shtruar provimeve me korrespodencë në medresenë e mesme “Alauddin” të Prishtinës.
Gjatë viteve 1989 – 1997 mori pjesë në të gjitha protestat dhe revoltat në Shtime, Lipjan dhe Ferizaj.
Për të mbajtur familje dhe i shtyrë nga gjendja e rëndë financiare, Abidini u detyrua të shkonte në Podgoricë të Malit të Zi, ku punoi në fabrikën e aluminit. 
Më 1 janar 1999, në fillim të muajit të Ramazanit u kthye në vendlindje për t’ua falur teravitë xhelatit të lagjes së Hyrajve në Petrovë.
Kur e pa të vëllanë, Afrimin, të mobilizuar në radhët e UÇK-së dhe gjendjen e rëndë të Kosovës, Abidini u kthye në Malin e Zi dhe, prej andej, kaloi në Shqipëri, ku u mobilizua në fshatin Kalimiash të rrethit të Kukësit, më 25 shkurt 1999.
Në qendrën stërvitore në Babin pati arritur më 12. Prill. Pas gjashtë ditë stërvitjesh hyri në Koshare, dhe që nag ajo ditë deri në ditën e rënies shehid, më 5 maj 1999, nori pjesë aktive në luftimet e çdoditshme që zhvilloheshin në këtë pikë.
Ka qenë ushtar në Koshare në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, së bashku me Florim Beshollin, nënë komandën e Hysen Berishës, dhe më pastaj nën komandën e Fadil Hadërgjonajt në Njësinë e Reagimeve të Shpejta. 
Para rënies, më 23. Prill 1999, Abidini ishte i plagosur dy herë, kurse herën e tretë qe plagosur më 5 maj, në vendin “Rrasa e Koshares” dhe nga plagët e marra ndërroi jetë.
Me të u vranë edhe pesë bashkëluftëtarë të tjerë. Është varrosur në vendlindje në Mollopolc
  



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ish-Myftiu Dr. Rexhep Boja: Një Shembull i Liderit dhe Atdhetarit të Përkushtuar