Imami nga Vushtrria, i vetmi në Kosovë që punon Shallin e Hoxhës
Dyzet e një vjeçari Idriz Mustafa, përveçse është imam në Xhaminë e Riznukut të Vushtrisë, është njeriu i vetëm në Kosovë që merret me prodhimin apo ndërtimin e Shallit të Hoxhës.
E gjithë jeta e tij është e lidhur ngushtë me Shallin e Hoxhës. Këtë gjë ai e bën nga dashuria e madhe ndaj punës së imamit dhe amanetit të veçantë të babait të tij.
Çdo imam në Kosovë që vendosë shallin e hoxhës në kokë është punuar nga duart e Idriz Mustafës