Një burë dhe gruaja e tij hynë në një restorant të famshëm, ku të gjitha ushqimet atje janë të shtrenjta.
Pastaj çifti filloi të shikonte menynë dhe të shikonin çmimet. Çdo vakt kishte çmimin e vet dhe të gjitha vaktet ishin shumë të shtrenjta.
Nuk ka vakt me çmim të ulët? - pyet gruaja.
Nuk ka gjë tjetër veç çajit dhe të qeshurit! - përgjigjet burri.
Më pëlqen ky vakt, por çmimi i tij është shumë i shtrenjtë! - tha gruaja.
Kamarieri qëndronte pas tyre dhe po dëgjonte bisedën e tyre, pastaj tha: "Çfarë doni të bëj?"
Mund të sillni dy filxhanë çaj dhe kaq? - përgjigjet burri.
Kamerieri shkoi dhe porositi të njëjtin vakt që donte e shoqja dhe i tha shokut të tij që ta sillte këtë porosi në tavolinën numër 12.
Çifti u befasua nga porosia dhe më pas ata thanë: "Ndoshta ka një gabim në porosinë që ne kemi porositur".
Më tha kolegu ta sill këtu se nuk ka asgjë të keqe? - përgjigjet kamarieri tjetër
Çifti duke ngrënë në konfuzion dhe habi, atëherë gruaja tha: Po sikur të na kërkojnë të paguajmë faturën çfarë do të bëjmë?
Nuk e di, kamerieri na tha që nuk kishte gabim, por ai insistoi ta thoshte! - përgjigjet burri.
Kështu, pasi çifti mbaroi së ngrëni dhe shkoi te arkëtari! Burri i nxori paratë nga portofoli dhe i tha: Kaq kam i tha kamarierit, që nuk e porositëm, por ai këmbënguli në fjalët e tij.
Ju jeni në tavolinën numër 12? - pyeti arkëtari.
Po! - përgjigjet burri.
Fatura është paguar! thotë arkëtari.
Kush e ka paguar? - pyet burri.
Kamarieri Ahmed më tha që fatura e tavolinës numër 12 është në llogarinë time dhe ia kam zbritur nga paga? - tha arkëtari.
Pastaj çifti u largua nga restoranti, të lumtur dhe të kënaqur me kamarierin!
Mirëpo çifti u kthye të nesërmen në kërkim të kamerierit Ahmedi dhe burri e përqafoi, duke i thënë atij: Dje na nderuat dhe paguani faturën nga rroga dhe sot do t'ju kthejmë çmimin e asaj që keni bërë për ne!
Nuk e kuptova se çfarë do të thuash? i thotë Kamarieri Ahmed.
Ajo që ndodhi dje ishte vetëm një akt(rim) para teje!
Unë jam një njeri shumë i pasur dhe çdo vit e kryej zekatin e parave të mia! Pastaj kërkojmë dikë që i pëlqen të bëjë mirë dhe të ndihmojë të varfërit! Më pas bëjmë një provë dhe veprojmë para tij siç ndodhi dje, nëse ai e kalon provën!
Kështu ai ia dha zekatin kamarierit Ahmed, duke i thënë se ti tregove mirësi ndaj nesh, andaj e mira e ka të mirën!
Kamerieri Ahmed qau dhe tha: Ajo që bëra dje ishte me qëllimin që Zoti të më siguronte që të mbledh paratë, të plotësoja pajën, të mobiloja shtëpinë dhe të martohesha! Që prej kohësh e ëndërroja, por nuk kam mundur t'i mbledh paratë dhe të paguaj pajën!
Faleminderit Zotit, ju ka dhënë atë që keni menduar, dhe paratë që keni janë të mjaftueshme për të përfunduar gjithçka! Ky është numri im, më telefononi menjëherë dhe do të më gjeni pranë! - i thotë burri.
Përktheu: Mulaim Shehu