Familja myslimane dhe industria e Inteligjencës Artificiale

 


Opinion i lëshuar nga këshilli i fetfasë në Egjipt


Në epokën e Inteligjencës Artificiale (AI - Artificial Intelligence), familjet myslimane, si çdo familje tjetër, janë duke lundruar në mundësitë dhe sfidat e paraqitura nga përparimi teknologjik në çdo aspekt të jetës së tyre të përditshme. Ky ndërveprim i përditshëm përfshin aplikacione celulare, platforma në internet dhe pajisje të fuqizuara nga AI që mund të ofrojnë burime për kohën e lutjes, studimet kuranore, edukimin islam dhe akçes te studiuesit fetarë. Këto mjete mund të ndihmojnë familjet myslimane të ruajnë traditat e tyre fetare dhe të forcojnë besimin e tyre në epokën digjitale. Në përputhje me këtë përparim teknologjik, institucionet zyrtare fetare të përfaqësuara në Darul Ifta të Egjiptit kanë lansuar aplikacionin “Fatwa Pro”, i cili është një aplikacion elektronik shumëgjuhësh i krijuar për të komunikuar me komunitetet myslimane, veçanërisht në Perëndim. Kjo është platforma e parë e sigurt në internet që përfaqëson një referencë autentike të rregulluar mbi njohuritë fetare për myslimanët në Perëndim, duke u ofruar atyre një strehë për t’u mbrojtur kundër valëve të ekstremizmit, devijimit dhe ateizmit.


Në këtë diversitet dhe njohuri islame që u bënë të disponueshme më parë, familjet myslimane duhet të marrin në konsideratë implikimet etike të teknologjisë së AI. Kjo përfshin shqetësime të tilla si privatësia e të dhënave, paragjykimet algoritmike dhe keqpërdorimi i mundshëm i AI në përhapjen e gjuhës së urrejtjes ose mosinformimit. Parimet etike islame, si drejtësia, paanësia dhe respekti për privatësinë, duhet t’u prijnë diskutimeve mbi zhvillimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të AI brenda familjeve myslimane.


 


Dhuna në familje – një krizë besimi


 


Për këtë arsye, ne duhet të hedhim dritë mbi një nga dukuritë mbizotëruese brenda familjes myslimane dhe të përpiqemi të hetojmë tekstet ligjore për ta përballuar atë. Një thirrje e tillë individualizmi është rezultat i natyrshëm i përdorimit të tepërt të pajisjeve inteligjente brenda familjes. Me fjalë të tjera, çdo anëtar i familjes po jeton në flluskën e vet dhe kështu gjuha e komunikimit të ekuilibruar konstruktiv u fundos në harresë. Prandaj, mund të gjejmë shumë fëmijë nga Gjenerata “Z” (Gjenerata Z është grupi demografik që vjen pas mijëvjeçarëve, NI.) që vazhdimisht ankohen se janë ekspozuar ndaj dhunës fizike ose verbale nga prindërit e tyre për shkak të hendekut ekzistues të shkaktuar nga teknologjia dhe platformat e mediave sociale.


Dhuna në familje është në fakt një çështje serioze dhe e përhapur që prek individët dhe familjet në mbarë botën. Ai i referohet çdo forme abuzimi ose sjelljeje të dhunshme që ndodh brenda marrëdhënieve intime, duke përfshirë dëmtimin fizik, emocional, seksual ose psikologjik. Dhuna në familje është një çështje globale që prek individë të të gjitha gjinive, moshave, racave dhe prejardhjes socio-eko nomike. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), afërsisht 1 në 3 gra në mbarë botën kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale.


Në një shoqëri të tillë moderne, në të cilën individët kanë akçes në arsim dhe luajnë një rol vendimtar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e shoqërisë, kapja pas nocioneve të modës së vjetër për disiplinimin e grave dhe fëmijëve nëpërmjet dhunës nuk ka kuptim. Siç përmendet në ajetin kuranor, Zoti u kërkon besimtarëve që të këshillojnë varësinë e tyre me lutje dhe të jenë të durueshëm me fjalët e mira: “Dhe urdhëro familjen tënde (dhe njerëzit) për namazin dhe ji i qëndrueshëm në të.” (Ta Ha, 132). Të përmbajturit nga çdo lloj goditjeje është më afër kuptimit që Zoti synonte për marrëdhëniet familjare në përgjithësi “etikën e mëshirës” (rahmeh) në këtë ajet dhe në këtë kontekst.


Megjithatë, ajo që po monitorohet aktualisht tregon se trajtimi i dhunshëm është i vetmi mjet me fëmijët ose anëtarët e familjes, veçanërisht në mungesë të dialogut dhe mirëkuptimit. Është gjithashtu interesante të theksohet se asnjëherë nuk është përmendur se i Dërguari i Zotit ka goditur gratë e tij apo dikë. Nëna e besimtarëve, zonja Aishe r.a., tregon se Pejgamberi a.s. nuk e ka goditur askënd me dorën e tij, as grua dhe as shër bëtore, por vetëm në rastin kur ai kishte luftuar në rrugën e Zotit. (Muslimi në Sahih).


Dhe me siguri se rregulli i artë që është çelësi për zgjidhjen e më shumë se 90% të hendekut të moshës brenda familjes myslimane janë fjalët e Zotit në Kuran: “Dhe fol mirë me njerëzit.” (El Bekare, 83).


 


A mundet ai të ndihmojë?


 


Është e rëndësishme të mbani mend se AI duhet të plotësojë, jo të zëvendësojë, ndër hyrjen dhe mbështetjen e njeriut.


Ndër ve primet njerëzore të personalizuara dhe empatike janë thelbësore në rastet e dhunës në familje. Inteligjenca artificiale duhet të shihet si një mjet për të përmirësuar shërbimet ekzistuese dhe për të ofruar përkrahje shtesë, ndërsa profesionistët njerëzorë mbeten kritikë në ofrimin e mbështetjes emocionale dhe të kuptuarit e kompleksitetit të situatave të dhunës në familje. Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Atëherë pyetni ata që kanë njohuri (të shkrimeve) nëse nuk dini.” (En Nahl, 43).


Ndërsa AI ka potencialin të jetë një mjet i vlefshëm në adresimin e dhunës në familje, ai ngre konsiderata të rëndësishme etike. Ruajtja e privatësisë, garantimi i sigurisë së të dhënave dhe shmangia e paragjykimeve algoritmike janë thelbësore për të parandaluar dëmtimin ose keqpërdorimin e mundshëm të tek nologjisë së AI në këtë fushë të ndjeshme.


Si përfundim, AI mund të kontribuojë pozitivisht në adresimin e dhunës në familje duke ndihmuar në zbulimin e hershëm, duke mbështetur të mbijetuarit, duke analizuar të dhënat, duke vlerësuar rreziqet dhe duke informuar ndërhyrjet. Megjithatë, është jetike t’i qasemi përdorimit të AI në këtë kontekst me kujdes, duke siguruar që privatësia, konsideratat etike dhe një qasje me në qendër njeriun të mbeten në krye të çdo zgjidhjeje teknologjike.


 


Përktheu: Nexhat Ibrahimi


 


1. Burimi: The Muslim Family and AI Industry, Egypt’s Dar Al-Ifta, sipas: https://www.dar-alifta.org/en/article/ details/8863/the-muslim-family-and-ai-industry.


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

KBIGJ priti përfaqësues të institucioneve lokale dhe politike me rastin e urimeve për Kurban Bajram (VIDEO)