Gjithçka gati për organizimin e therjes së kurbaneve


Bashkësia Islame e Kosovës ashtu si tradicionalisht edhe këtë vit po organizon therjen e kurbaneve. 
Besimtarët nga Kosova dhe diaspora i janë bashkuar organizimit të Bashkësia Islame për të kryer obligimin e therjes së kurbaneve.
Përmes këtij organizmi besimtarët mysliman p e kryejnë më lehtë obligim e therjes dhe shpërndarja e këtij mishi bëhet në mënyrë adekuate nga institucioni .
Drejtori financiar i Bashkësisë Islame të Kosovës, Tanseli Rogova, thotë se gjithçka është gati dhe se një numër i madh i besimtarëve, veçse kanë kryer porositë për kurban.
Nga therja e organizuar e kurbaneve përmes Bashkësia Islame e Kosovës përfitojnë jetimët, rastet sociale, kategoritë e ndryshme të shoqërisë dhe një pjesë përdorët për nevojat nxënësve të Medresesë.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

KBIGJ priti përfaqësues të institucioneve lokale dhe politike me rastin e urimeve për Kurban Bajram (VIDEO)