Koha në të cilën gjendemi dhe e kalojmë çdo ditë si në një mjegull të dendur, është kohë e trazirave dhe sprovave të mëdha, kohë në të cilën respektimi i fesë dhe i rregullave fetare është bërë "krim", ndërsa mëkati, imoraliteti dhe shthurja lavdërohen dhe ngrihen në një shkallë të tillë që nuk guxon as të flasësh për to, sepse nëse flet për to, do të etiketohesh në baza fetare, do të qortohesh, madje edhe do të sanksionohesh.
Le të dëgjojmë me vëmendje mesazhin e një hadithi, i cili flet për një kohë trazirash dhe sprovash. Transmeton Aliu r.a., dhe thotë: "Kam dëgjuar kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ka thënë: Kini kujdes se do të bini në sprova! - I thashë: Cila është rruga për të dalë prej saj, o i Dërguar i Allahut? Ai u përgjigj: Urdhëresat e Allahut , Kurani. Në të ka lajme për atë që ishte para jush, për atë që do të vijë pas jush dhe ligj për ju." (Tirmidhiu)
Vërtet kjo është një kohë sprovash. Sot, secili prej nesh mund të akuzohet si terrorist vetëm sepse falet rregullisht ose gruaja e tij është e mbuluar ose lufton për të vërtetën ose shpesh shkon në xhami. Ndoshta kjo është arsyeja që disa "frikësohen dhe nuk vijnë në xhami", madje deri në atë masë sa disa "turpërohen për identitetin e tyre fetar islam", për fat të keq.
Allahu në Kuran na ka njoftuar për popuj që kanë qenë para nesh, ka dhënë shembuj të popujve të mëdha dhe të fuqishëm, na ka përmendur shembuj të sundimtarëve të mëparshëm, mbretërve, faraonëve etj. Ata kishin fuqi, ndikim dhe pushtet, por Allahu i hoqi ata dhe ua dha atë pushtet të tjerëve.
Në Kuran, Allahu na informon për ngjarjet që do të ndodhin, të cilat gjithashtu do të paralajmërojnë ardhjen e Ditës së Gjykimit. Askush nuk do të jetë në gjendje t'i ndalojë ato. Do të shfaqet një komb i shumtë dhe i ligë Je'xhuxh dhe Me'xhuxh; Dielli do të lindë në perëndim dhe do të perëndojë në lindje; nga Toka do të shfaqet një kafshë e çuditshme, e cila do t'u flasë njerëzve; do të vijë Dexhalli - një nga sprovat më të mëdha njerëzore; do të shfaqet Isai a.s., do ta thyejë kryqin dhe do ta vrasë Dexhalin; Mehdiu i premtuar do të shfaqet dhe paqja e qetësia do të mbretërojnë përsëri në botë me Vullnetin e Allahut; çifutët do të shkatërrohen në betejën e Armagedonit.
Të dashur lexues, vetëm këto shenja të mëdha të Ditës së Gjykimit nuk na janë shfaqur ende, por siç janë gjërat, shfaqja e tyre nuk është larg.
Në të vërtetë, kjo është koha kur e vërteta përzihet me gënjeshtrën, kështu që njeriu e ka shumë të vështirë të dallojë se ku është e vërteta dhe ku fillon gënjeshtra. Si mund të dimë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është gënjeshtra? Ne do ta dimë vetëm atëherë nëse i kthehemi Kuranit dhe nëse kujdesemi për porositë e tij. Sot, ne jemi larguar shumë nga Kurani dhe Syneti i Muhamedit s.a.v.s., prandaj nuk është për çudi që na kanë rrethuar nga të gjitha anët sprovat në të cilat gjendemi.
Imam Muslimi në Sahihun e tij shënon hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra r.a., se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ka thënë: "Dita e Gjykimit nuk do të shfaqet derisa të shtohet herexhi." Të pranishmit pyetën: Çfarë është herexhi o i Dërguari i Allahut? Pejgamberi s.a.v.s., u përgjigj: "Vrasje, vrasje."
Në transmetimin e Buhariut, nga Abdullah b. Mes'udi r.a., përmend si vijon: "Para shfaqjes së Ditës së Gjykimit, do të vijnë ditët e herexhit; në to do të zhduket dija dhe do të shfaqet padija". Ebu Musai thotë: Kurse Herexh do të thotë "vrasje" në gjuhën abisinase.
Ka ardhur koha kur trupi i njeriut është i pavlefshëm. Kjo është pikërisht koha që po bëhet gjithnjë e më e keqe, vështirë dhe më e vështirë dita-ditës, siç ka paralajmëruar Pejgamberi s.a.v.s., në një hadith të shënuar nga Imam Buhariu. Madje, është bërë e ditur e gjithë kjo që po ndodh prej vitesh në botën myslimane. Allahu i ruajtë dhe i ndihmoftë myslimanët në mbarë botë!
Myslimanët sot, në vend që të kundërshtojnë me vendosmëri dhe këmbëngulje, të palëkundur dhe në mënyrë mbrojtëse ngjarjet, fatkeqësitë dhe trazirat në botën islame, duke mbrojtur kështu besimin islam, ata mbështesin padrejtësinë, krimin dhe gjenocidin në rajonet e tyre, dhe kështu bëhen kurban të atyre që nuk ia donë të mirën Islamit dhe myslimanëve.
Shembull për mësim
Një sundimtar vendosi një gur të madh në rrugë dhe e mbylli me të. Ai vendosi një roje për të vëzhguar pas pemës dhe për t'i treguar se si do të reagonin njerëzit. Njeriu i parë që erdhi ishte një tregtar i madh, i cili dukej i vrenjtur dhe ofendonte atë që e kishte vendosur aty, duke mos ditur se këtë e bëri sundimtari. Kaloi rreth gurit dhe tha me zë të ngritur: "Do të shkoj te sundimtari të ankohem, ai që e ka vendosur këtë gur do të dënohet".
Erdhi një njeri që punonte në ndërtimtari, kështu që veproi njëjtë si tregtari, por nuk e ngriti zërin aq shumë, sepse ishte më pak i respektueshëm se tregtari. Pastaj erdhi një njeri i cili shante dhe mallkonte dhe u largua. Më pas kaluan tre të rinj të cilët qeshën me situatën në shtet dhe thanë se ai që vendosi gurin ishte naiv, budalla dhe vazhduan rrugën për në shtëpi.
Njerëzit po kalonin rrugës dhe kaluan dy ditë dhe erdhi një fermer i varfër. Ai e pa gurin, nuk tha asgjë, por përveshi mëngët dhe filloi ta largonte nga rruga dhe t'u kërkonte kalimtarëve ta ndihmonin. Kur të tjerët e panë që ai po bënte këtë, e ndihmuan dhe e hoqën gurin nga rruga.
Kur e larguan gurin nga rruga, gjetën një kuti të vogël me pjesë floriri dhe një mesazh ku shkruante: "Nga sundimtari për atë që e largon këtë gur nga rruga. Ky është shpërblim për personin pozitiv që konkurron për të zgjidhur problemin në vend që të ankohet."
Edhe ne mund të zgjidhim shumë probleme nëse jemi më iniciativë dhe më pozitivë!!!