Gënjeshtra me ëndërr është më e rëndë se gënjeshtra në zgjuarësi

 


Transmeton Abdullah ibn Abbasi, (Zoti qoftë i kënaqur me të dy) se i Dërguari i Zotit (Zoti e bekoftë dhe i dhëntë paqe) ka thënë: 
"Kushdo që ëndërron (e sajon)një ëndërr që nuk e ka parë, do të urdhërohet të lidhë dy kokrra elbi së bashku, por ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Kushdo që dëgjon (i vjedhë) bisedat e një populli që nuk e duan ose ikin prej tij të mos i dëgjoj bisedat e tyre, do t'i derdhet plumb i shkrirë në veshët e tij në Ditën e Ringjalljes. Kushdo që bën një sklupturë (shëmbëlltyrë) do të ndëshkohet dhe do të urdhërohet të fryjë në të,(t'i jap jetë) por ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë." (Sahih El- Buhari,nr. 7042)


- Shpjegimi i Perlave Sunnite
Shpërblimi është i të njëjtit lloj si vepra, dhe një person do të shpërblehet sipas asaj që bën; nëse bënë mirë, atëherë e mira e ka të mirën prapa (shpërblehesh për të) dhe nëse bënë keqë, atëher e keqja e ka të keqen prapa (ndëshkohesh për të).
- Në këtë hadith, Pejgamberi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) shpjegon llojet e veprave të këqija dhe ndëshkimet dhe shpagimin e tyre. Ai na informon se kushdo që pretendon se ka parë një ëndërr që nuk e ka parë, ose se ka gënjyer për ëndrrën e tij, ose sajon pjesë nga ndonjë ëndërr, do të ngarkohet derisa të detyrohet të bëjë një nyjë midis dy kokrrave të elbit, por ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Meqenëse lidhja midis njërës dhe tjetrës është e pamundur, kjo është një metaforë për torturën e tij të vazhdueshme.
- Është thënë se arsyeja pse elbi është veçuar për këtë, ndryshe nga llojet e tjera të elbit, është sepse ëndrrat përcjellin një ndjenjë të asaj që ato nënkuptojnë. Kështu, lidhja bazohet në derivim. Ashtu sikur ëndërrat gjeneza e tyre vjen nga ndjenjat (Shu'urë), edhe gjeneza e fjalës elbë është e njejtë me të ndjenjave (Shei'irë). Po ashtu duket se kërcënimi i gënjeshtrës në ëndërr është më i rëndë sesa kërcënimi i gënjeshtrës në gjendje zgjuarsie, sepse gënjeshtra në ëndërr është një gënjeshtër kundër Zotit të Plotfuqishëm, pasi ëndrrat janë pjesë e profetësisë dhe e frymëzimit.
- Pastaj Pejgamberi a.s. na informoi se kushdo që dëgjon (i vjedhë) fjalët e njerëzve që e urrejnë ose ikin prej tij, në mënyrë që të mos dëgjojë atë që thonë, plumb i shkrirë do t'i derdhet në vesh në Ditën e Ringjalljes. Plumbi i shkrirë është "plumb i përpunuar, i veçant i shkrirë". Ashtu siç veshi i tij kënaqej dhe i vinte lezet duke dëgjuar atë që është e ndaluar për të, do të ndëshkohet apo mundohet nga derdhja e plumbit në të Ditën e Gjykimit.
Pastaj Ai Pejgamberi a.s. na informoi se kushdo që bën një sklupturë (imazhë) të qenieve të gjalla, sikur të imitojë krijimin e Zotit, do të ndëshkohet, mundohet dhe do të urdhërohet t'i japë jetë asaj, por ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, sepse nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Ndëshkimi i tij do të vazhdojë, pasi ai e ka kundërshtuar Krijuesin, lavdia i qoftë Atij, për fuqinë e Tij.
- Ky hadith ndalon përgjimin dhe dëgjimin e bisedave të atyre që nuk e pëlqejnë atë. Kjo është pjesë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira midis njerëzve nga Islami. Ai gjithashtu inkurajon ndershmërinë dhe shmang fjalët e rreme, dhe shpjegon seriozitetin e gënjeshtrës në ëndrra dhe ndëshkimin e saj.