Shkencëtarët kanë zbuluar një ligj gjuhësor në Kuranin e Shenjtë që vlen për të gjitha suret pa përjashtim.
Kur shkencëtarët përfunduan programin më të madh për të numëruar Kuranin e Shenjtë, ata gjetën diçka të çuditshme në secilën prej 114 kaptinave të tij.
Çdo kaptinë (sure) përmban fjalë unike që nuk përmenden në asnjë kaptinë tjetër, dhe ky ligj vlen për të gjitha 114 suret pa përjashtim.
- Sureja El-Fatiha (Hyrja) përmban dy fjalë: "Ijjake" (Vetëm Ty)- "Vetëm Ty të kërkojmë ndihmë." Këto fjalë gjenden vetëm në Suren El-Fatiha. Është sikur Zoti dëshiron të na kujtojë në çdo rekat në të cilin recitojmë El-Fatiha se kërkimi i ndihmës është vetëm nga Zoti i Plotfuqishëm.
- Sureja El-Bekare (Kaptina e Lopës) përmban 647 fjalë unike që nuk përmenden në asnjë sure tjetër (sipas shkrimit origjinal të Kuranit), të tilla si (el-hajt qepja),(Kith-tha Trangujt), (Fumi Hudra), (Ades Groshë), (Besal Qepë).
- Surja Al-Imran (Familja e Imranit), përmban 289 fjalë unike që nuk përsëriten në asnjë sure tjetër, si p.sh. (husuran - I dëlirë),(Muharrerren - Ta kushtoj), (nabtahil - Të lutemi sinqerisht).
Edhe suret e shkurtra në fund të Kuranit ndjekin të njëjtin rregull.
- Surja (El-ihlas- Sinqeriteti) përmban tre fjalë unike (Es-samed; emër i Allahut, Atij i mbështeten të gjitha krijesat), (Jelid ka lindur), Juled është i lindur), sikur Zoti i Plotfuqishëm ta ketë zgjedhur këtë sure për të theksuar se Ai as nuk lind dhe as nuk është i lindur. Vlen të përmendet se fjalët "jelidë" ose "juledë" mund të jenë përmendur në sure të tjera që përmendin lindjen e Isaut a.s., Merjemes, paqja qoftë mbi të, dhe lindjet e Ismailit, Isakut dhe Jahjes, paqja qoftë mbi ta. Megjithatë, këto dy fjalë (jelidë - juledë) përmenden vetëm në Suren Al-Ihlas, dhe në formën mohore, për të na kujtuar sa herë që lexojmë këtë sure se Ai Allahu as nuk lind dhe as nuk është i lindur.
- Surja më e shkurtër në Kuran, Surja el-Kevther (Kaptina e Burimit në Xhennet), e cila përbëhet vetëm nga 10 fjalë, përmban pesë fjalë unike që nuk përmenden në asnjë sure tjetër: (E atajnake Ne të dhamë), (El-Kevther Burimi në Xhennet), (Inhar Therre Kurbanin), (Shanieke Urrejtësi yt), (El-ebter farësosur). Për shembull, fjala el-Kevther Burimi, mund të ishte shfaqur në sure të tjera, por Zoti zgjodhi surejen el-Kevther posaçërisht për këtë fjalë dhe e quajti atë Surja el-Kevther, kaptina e Burimit në Xhennet.
- Një nga mrekullitë e këtij ligji është se fjalët unike për secilën kaptinë shprehin përmbajtjen e asaj kaptine dhe nuk janë të rastësishme.
-Fjala "Kurejsh" (Fisi Kurejshit) nuk përmendet në të gjithë Kuranin përveç në Suren Kurejsh.
- Fjala "el-Ma'un" (Ndihmesa), nuk përmendet në Kuran përveç në Suren el-Ma'un.
- Fjala "el-Felek" (Agimi), nuk përmendet përveç në Suren el-Felekë.
- Fjala "el-'Adijat" (Vrapuesit e shpejt), nuk përmendet përveç në Suren el-'Adijatat.
-Fjala (el-Humezeh - Ofendimi), përmendet vetëm në Suren el-Humezeh.
- Fjala (el-Kadr - Përcaktimi, dekreti ) përmendet vetëm në Suren el-Kadr.
- Fjala (et-Tin - Fiku), përmendet vetëm në Suren et-Tin.
- Fjala (el-Mutaffifin - Mangësuesit në masë dhe peshë), përmendet vetëm në Suren el-Mutaffifin.
- Fjala (et-Tarik - Ylli shëndritës), përmendet vetëm në Suren et-Tarik.
- Fjala (en-Nazi'at - Melaqet rrëmbyes të vdekjes), përmendet vetëm në Suren en-Nazi'at.
- Fjala (el-Murselat - Erërat që fryejn valë valë), përmendet vetëm në Suren el-Murselat.
- Fjala (el-Muddeththir - I mbuluari), përmendet vetëm në Suren el-Muddeththir.
- Fjala (el-Tegabun - Zhgënjimi), përmendet vetëm në Suren el-Tegabun.
- Fjala (edh-Dharijat - Erërat), përmendet vetëm në Suren Edh-dharijat.
- Fjala (el-Ahkaf - emër vendi në Jemen), përmendet vetëm në Suren el-Ahkaf.
- Fjala (el- Xhathije - Gjunjëzimi), përmendet vetëm në Suren el- Xhathije.
-Fjala (en-Nahl - Bleta), përmendet vetëm në Suren el-Nahl.
- Fjala (en-nemel- Milingona), përmendet vetëm në kaptinën En-nemel.
- Fjala (el-Ankebut - Merimanga), përmendet vetëm në Suren el-Ankebut.
-Fjala (el-Fil - Elefanti), përmendet vetëm në Suren el-Fil.
- Fjala "El-Kehf" - Shpella, përmendet vetëm në Suren el-Kehf.
- Fjala "Esh- Shu'ara" -Poetët, përmendet vetëm në Suren esh-Shu'ara.
- Fjala "Lukman" (Emër i përvetshëm), përmendet vetëm në Suren Lukman.
- Fjala "Sebe" (Emër i popullit Seba) përmendet vetëm në Suren Sebe.
- Fjala "Ma'ideh" -Sofra, përmendet vetëm në Suren el-Ma'ideh.
Dhe kështu, çdo kaptinë- sure e Kuranit Fisnik përmban fjalë që lidhen me përmbajtjen e kësaj sureje dhe përmenden vetëm në këtë sure. Ato shpesh janë edhe emri i sures.
Është një mrekulli që sot paraqet prova kundër çdo ateisti arrogant dhe për të thënë të vërtetën se ky Kuran nuk mund të jetë fjalë e një qenieje njerëzore dhe se askush nuk mund të krijojë diçka të ngjashme me të.
Zoti i Plotfuqishëm tha: "Thuaj (O Muhamed) Edhe sikur njerëzit dhe xhindët të mblidheshin për të përpiluar një Kuran të ngjashëm me këtë, ata nuk do të mund të bëjnë një të ngjashëm me të, edhe nëse do të ishin ndihmës të njëri-tjetrit." (Sureja El-Isra: 88).