Pse nuk na krijoi Zoti direkt në Xhenet?! Dhe pse gjithë kjo vuajtje?


Një mik, i cili ishte ateist, i pa fe, e pyeti Dr. Mustafa Mahmud:
Nëse Zoti është aq i mëshirshëm sa thoni ju, pse na vendosi në këtë botë plot me sëmundje, luftëra, vuajtje dhe padrejtësi? Pse nuk na krijoi Ai në Xhenet dhe t'i jepte fund këtij mundimi?!
Ai me qetësi u përgjigj:
Miku im, Xheneti është shpërblim dhe shpërblimet u jepen vetëm atyre që i meritojnë. Kjo botë nuk është një vend mundimi, por më tepër një sallë e mbushur me provimi dhe sprovë.
Imagjinoni këtë:
A është e drejtë që studenti i zellshëm, punëtorë dhe ai dembel që as nuk hapi një fletë të librit të kalojnë të njëjtin provim? Sigurisht që jo!
Zoti na krijoi për të zgjedhur: të zgjedhim dashurinë ose urrejtjen, të vërtetën ose gënjeshtrën, durimin ose dëshpërimin.
- Dhimbja në këtë botë nuk është hakmarrje nga Krijuesi, por më tepër një shkëndijë drite. Nëse nuk do të ishte sëmundja, nuk do ta dinim vlerën e shëndetit; nëse nuk do të ishte padrejtësia, nuk do të kërkonim drejtësi; dhe nëse nuk do të kishte të meta dhe defekte, nuk do të dëshironim përsosmërinë (Xhenetin).
Ne jemi këtu për të përgatitur veten që do të hyjnë në xhenet. Në Xhenet nuk hyjnë trupat, por shpirtrat e pastër të rafinuar nga durimi dhe përvoja në shkrirjen e kësaj bote.


Zoti i Plotfuqishëm thotë: "Ai që krijoi vdekjen dhe jetën për t'ju provuar se cili prej jush bënë vepra më të mira." (El Mulk:2).


 


Musa Vila


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë madhështore e Festës së Bajramit në Prishtinë