Të dhëna statistikore (1):
* Emri ndërkombëtar në anglisht: Republic of Sudan.
* Emri zyrtar: Republika e Sudanit.
* Sistemi i Qeverisjes: Republikan.
* Sipërfaqja: 1,886,068 km².
* Numri i banorëve: 30.894.000 (i kontestuar) (2008).
* Dendësia: 16.4 (banorë në 1 km²).
* Feja: Muslimanë 96%, të krishterë 4%.
* Kryeqyteti: Khartoum (Kartum; konsiderohet qyteti më i madh i vendit).
* Qytete të tjera: Omdurman, Khartoum Bahri, Nyala, Port-Sudan, Kassala, Ubayyid, Kosti, Wad Madani, Qadarif, Fashir etj..
* Grupet etnike: arabë 70%, etni të ndryshme, si fi set: Fur, Bexha dhe Nuba 30%.
* Gjuhët kryesore: arabe (gjuhë zyrtare), nubane, bexhane, fure, angleze dhe dialekte fisnore.
* Njësia monetare: Dinari sudanez (1.00 SDG = 0.164632 EUR).
* Data e pavarësisë: më 1 janar 1956 (nga Britania e Madhe)
* Festë Kombëtare: 1 janar (Dita e Pavarësisë).
Pozita gjeografike
Republika e Sudanit, njëri ndër shtetet e Afrikës, shtrihet në pjesën veri-lindore të kontinentit dhe llogaritet nga shtetet më të mëdha për nga sipërfaqja në Afrikë, përkatësisht i treti, pas Algjerisë dhe Republikës Demokratike të Kongos, dhe po ashtu i treti ndër shtetet arabe, pas Arabisë Saudite dhe Algjerisë, sikurse është në të njëjtën i gjashti në mesin e dhjetë shteteve me hapësirën (territoriale) më të madhe në botë. Republika e Sudanit nga veriu kufizohet me Egjiptin me një gjatësi deri 1275 km, nga perëndimi me Libinë - në një gjatësi prej 383 km, me Çadin - me një gjatësi deri 1360 km dhe me Republikën e Afrikës Qendrore - me një gjatësi prej 175 km; nga jugu me Sudanin e Jugut - në një gjatësi prej 2184 km; nga lindja me Etiopinë - me një gjatësi deri 769 km dhe me Eritrenë - në një gjatësi prej 605 km.. Fusha bregdetare shtrihet rreth 853 km. Për nga hapësira ujore vendi në lindje ka Detin e Kuq. Ve riu i vendit bën pjesë në Shkretëtirën e Libisë, në lindje të vendit shtrihet Shkretëtira malore e Nuba's, kurse në mes të dy shkretëtirave gjendet lugina e ngushtë e Nilit. Ndërkaq, në pjesën qendrore të vendit ka rajone të shumta pjellore, ka fusha, kullota dhe pyje. Në jug të vendit toka është e pasur dhe atje bien të reshura të mëdha shiu.(2)
Në Sudan mbizotëron klimë tropikale, e cila karakterizohet kryesisht nga temperatura të larta gjatë tërë vitit. Kjo klimë tropikale në vend sillet nga klima shumë e thatë - në veriun e largët, e gjer në gjysmë-lagështi në jug, mandej në shkretëtirë dhe në gjysmë-shkretëtirë në veri - krahinat veriore, veriu i Kurdufanit dhe veriu i Darfurit - dhe me shi në pjesën qendrore dhe në jug të vendit. Gjithashtu, shumica e tokës së vendit është prej fushash të rrafshëta, me zona të larta në lindje dhe me një varg malesh Nuba dhe me malet Marra në perëndim. Temperaturat më të larta në vend arrijnë gjatë verës, kryesisht nga muaji mars deri në tetor; në muajt maj e qershor temperaturat arrijnë më shumë se 42.90 gradë C në veri, dhe rreth 34 gradë në jug të Sudanit. Gjatë verës, temperaturat bien kryesisht në muajt korrik e gusht prej 5-8 më pak gradë se ato që u përmendën më sipër, për shkak të shiut. Gjatë dimrit, nga nëntori e deri në mars temperaturat bien, kryesisht arrijnë sh kallën më të ulët në dhjetor e janar, kur temperaturat në veri bien deri në 15.9 dhe në jug deri në 28.8 gradëC.(3)
Khartoum (Kartumi): Kryeqyteti i Sudanit, si qyte ti më i madh i vendit ndodhet në qendër të vendit, përkatësisht në pikëtakimin në mes Nilit të Bardhë dhe Nilit të Kaltër. Këtë qytet e kishte themeluar MuhamedBey Ed-defter Dari, bashkëshorti i bijës së Muhamed Ali Pashës në vitin 1821. Më vonë qyteti u zhvillua si kryeqytet i territorit të Sudanit. Pas një kohe, Kartumi ra nën pushtimin britanik me pjesën tjetër të Egjiptit. Qyteti i shkatërruar, më pastaj ra në duart e forcave të Muhamed Mehdiut (më 26 janar vitit 1885). Mirëpo, më 2 shtator 1898 Ummu Durmani - pjesë e kryeqyte tit - qe bërë fushëbetejë e përgjakshme, gjatë së cilës triumfuan forcat britanike ndaj forcave të Muhamed Mehdiut, të cilat e mbronin qytetin. Më vonë, në vitin 1899, Kartumi u bë kryeqyteti i Sudanit anglo-egjip tian. Me pavarësimin e Sudanit nga Britania në vitin 1956, Kartumi u bë kryeqyteti i shtetit të ri. Tash numri i banorëve të këtij qyteti është deri afërsisht 2.207.794 banorë (sipas vlerësimeve statistikore të vitit 2005).(4)
Përhapja e fesë islame në Sudan
Feja Islame në Sudan hyri pas pajtimit në mes mbretit të Nuba's dhe ushtrisë islame të udhëhequr nga sahabiu i njohur Abdullah ibn Sa'd ibn Ebi Serehu r.a., në vitin 31 h / 652 m, kur, përmes marrëdhënieve paqësore, Islami dhe gjuha e Kuranit u përhapën në Sudan dhe më gjerë. Kurse, për sa i përket dukurisë së përhapjes së Fesë Islame në Sudan dhe gjetiu, paraprakisht duhet ditur se, fakti për të cilin pajtohen studimet historike rreth realitetit të përhapjes së Fesë Islame kudo, është që Islami nuk është përhapur përveçse përmes mjeteve paqësore dhe me anë të thirrjes islame, në shumicën dërrmuese të vendeve në botë. Ndër rajonet më të famshme ku u aplikua thirrja paqësore e modelit të vërtetë për përhapjen e Islamit, ku u shfaq edhe aftësia e muslimanëve për të përhapur besimin e tyre me anë të bindjes, argumentimit dhe trajtimit të mirë, - është Afrika, apo vendi që është i njohur si Jugu i Shkretëtirës, i cili sot quhet Sudan. Tregtia e karvanëve dhe dijetarët kanë luajtur një rol të madh në përhapjen e Islamit në rajonet sudaneze, ku fushatat tregtare nga muslimanët dëshmuan ndershmërinë dhe trajtimin e mirë si nxitëse për mundësinë e përhapjes së besimit islam. Studimet historike kanë treguar për rolin e madh që luajtën dijetarët muslimanë në përhapjen e Islamit në perëndim të Sudanit. Ndërsa në elimin imin e paganizmit, në një anë, dhe për kontributin rreth formimit të shteteve islame në këto rajone, në anën tjetër, ka luajtur rol të madh shteti i Murabitëve (447-539 h / 1056-1147 m), prandaj prijësve të këtij dhe të shteteve të tjera islame u takon merita e madhe në forcimin e shtyllave të Islamit, në rrënjosjen e parimeve të tij dhe për kujdesin e veçantë të tyre në kryerjen e këtij amaneti në të gjitha ato vende, ku ata kishin shtrirë sundimin e tyre. Përgjatë atyre shekujve rrodhën edhe migrimet e fi seve arabe në drejtim të Sudanit, nga veriu përmes Egjiptit, nga lindja përmes Hixhazit, nga perëndimi përmes Magrebit. Meqë arabët, me rastin e mi grimit të tyre në Sudan gjetën një klimë të ngjashme me klimën e Gadishullit Arabik, u vendosën aty. Migrimi arab dhe lidhjet kulturore e tregtare që e shoqëruan atë, patën një ndikim të madh në përhapjen e Islamit në Sudan, ku banorët përqafuan Islamin me vetëdëshirë. Me përhapjen e Islamit në Sudan, u hapeshin edhe dyert për shtrirjen e Kulturës Islame dhe të pedagogëve muslimanë në ato hapësira, shumica e të cilëve vinin nga Egjipti, Hixhazi dhe Magrebi. Këta njerëz (dijetarë e pedagogë), do të jepnin një kontribut të pasur në rrën josjen e rregullave të Islamit në Sudan.(5)
Historia e Sudanit
Në periudhën nga viti 600 para erës sonë e deri në vitin 350 të erës sonë, ka qenë Perandoria Nuba që kishte nën sundim jugun e Egjiptit dhe veriun e Sudanit, që për kryeqytet kishte Denkale'n - njëri prej vendeve sudaneze. Ndërkaq, në shekullin VI-të banorët e këtyre rajoneve e pranuan Krishterimin kiptas. Më vonë, në vitin 1820, Muhamed Ali Pasha nga Egjipti dërgoi një ushtri nën komandën e të birit të tij, Ismail it, për të pushtuar Sudanin, të cilin do ta fuste nën kontrollin e tij. Pastaj, në vitin 1881, u ngrit revolucioni popullor në Sudan nën udhëheqjen e Muhamed Ahmed El Mehdiut, i cili mori Kartumin, kurse në vitin 1898 prijësi ushtarak anglez Kitchener, udhëhoqi sulmin anglo-egjptian kundër revolucionit Mehdian në Sudan, dhe në betejën e njohur në Ummu Durman, pas rënies dëshmorë të 22.000 sudanezëve, 22.000 të plagosurve dhe 5.000 të zënëve robër, u shuajt përfundimisht revolucioni i Muhamed Mehdiut. Në vitin 1899 Sudani u bë një shtet, të cilin e sundonin dy shtete - Anglia dhe Egjipti -, të cilat këtë sundim e përforcuan me lidhjen e një marrëveshjeje egjiptiane-angleze në vitin 1936. Mirëpo në vitin 1951 Parlamenti egjiptian anuloi të dy marrëveshjet me Anglinë të viteve 1899 e 1936, por, megjithatë, në vitin 1953, Egjipti dhe Anglia u pajtuan që Sudanit t'i jepej autonomia dhe po atë vit u zgjodh Parlamenti kombëtar sudanez, përkatësisht në dhjetor të vitit 1953 u formua Qeveria sudaneze. Më pastaj, të dy shtetet - Egjipti dhe Anglia - u pajtuan që populli sudanez të mbante një referendum nëse preferonin pavarësinë e vendit apo bashkimin me Egjiptin. Përmes këtij referendum, populli sudanez dëshmoi se dëshiron te pavarësinë e vendit nga Egjipti e Anglia, dhe kështu, më 1 janar 1956, u shpall pavarësia e Sudanit.
Gjendja ekonomike
Sudani është një vend me burime të mëdha dhe të pasura natyrore, të cilat ofrojnë kushte të përshtatshme për bujqësi (tokat bujqësore), blegtori, pylltari, minerale dhe, po ashtu edhe për peshkimin. Sudani varet kryesisht nga bujqësia (80% mbështetet në aktivitetet bujqësore të popullsisë) dhe nga industria, sidomos industria e përpunimit dhe prodhimit të lëndës që ofron bujqësia. Pra, bujqësia në vend përfaqëson sektorin kryesor të ekonomisë sudaneze, ngase shumica e eksporteve sudaneze përbëhet nga prodhimet bujqësore dhe industriale, të tilla si: pambuku, farat e vajit, mishi etj., si dhe nga perimet dhe frutat që eksportohen drejt shteteve afrikane dhe arabe. Bujqësia në vend kontribuon rreth 34% në prodhimin e përgjithshëm të ven dit. Sektori i blegtorisë zë vendin e dytë në ekonominë sudaneze, nga rëndësia ekonomike, kur dihet se Sudani ka më shumë se 130 milionë krerë bagëti. Më tutje, Kartumi ka më shumë se një milionë krerë bagëti, krahas pasurisë dhe të ardhurave nga peshkimi në ujërat e ëmbla dhe të Detit të Kuq. Krahas industrisë së përpunimit të prodhimeve bujqësore, sikur u theksua, ka një zhvillim të mirë edhe industria e tekstilit, sheqerit dhe e vajrave.(7)
___________________________________________
1)Vladimir Zoto Enciklopedi gjeografi ke e botës, f. 217, 218. Dasara, 2007, Tiranë. Amir B. Ahmeti; Atlas i Botës Islame f. 82, 83. Logos-a, 2009, Shkup. Muhammed Atris; Muxhem Buldan El Alem, f. 90. Mektebetul Adab, 1428 h, Kajro.www.moqatel. com.
2) Muhammed Atris, Ibid.f.90.
3) www.sudanway.sd
4) www.marefa.org.
5) www.alamatonline.net.
6) Muhammed Atris; f. 91.
7) kareama.com
Mr. sc. Samir B. Ahmati