A lexohet pas imamit në namaz?


Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush fal namazin në xhemat, leximi i imamit është i mjaftueshëm për të."


Muktediu (personi që fal namaz në xhemat pas ima mit) nuk e ndjek imamin duke lexuar në kijam, pa varësisht a është fjala për namazet në të cilat imami lexon me zë apo kur lexon në vete. Dëshmi për këtë janë fjalët e Allahut: "Kur lexohet Kurani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë." (El-A'raf, 204)
Ebu Hurejre r.a., transmeton se ky ajet është shpallur me rastin e leximit të një muktediu në namaz me Pejgamberin a.s. Një transmetim të ngjashëm, gjithashtu e shënon edhe El-Bejheki.
Përveç ajetit kuranor, juristët hanefi qëndrimin e tyre e argumentojnë edhe me hadithin sahih, të cilin e regjistron Muslimi nga Katade r.a., i cili transmeton se i Dërguari i Allahut (s..av.s.), duke u shpjeguar sahabëve se si kryhet namazi, ka thënë: "Kur të filloni për të falur namaz, drejtoni safat (rreshtat). Pastaj njëri prej jush le të bëhet imam. Kur ai të marrë tek bir edhe ju bëjeni atë, kurse kur ai të thotë: "Gajri-l-magdubi alejhim veled-dal-lin'', ju thoni "amin!" Al lahu këtë do t'jua pranojë… Ndërsa kur ai të lexojë, ju heshtni!"
Në një hadith tjetër hadith sahih, Ebu Hurejre r.a., transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Imami është vendosur për t'u ndjekur, kur ai merr tekbir edhe ju bëjeni atë, ndër sa kur ai lexon Kuran, ju heshtni!"
Gjithashtu, në transmetimin sahih, të cilin e shënon Et-Tahavi, Ed Darekutni, El-Bejheki, Ibn Ebi Shejbe dhe të tjerët, nga Xhabir ibn Abdullahu r.a., thuhet se Pejgam beri a.s. ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush fal namazin në xhemat, leximi i imamit është i mjaftueshëm për të."
Siç është shënuar në një numër të transmetimeve, sahabët nuk kanë lexuar Kuran kur janë falur pas imamit. Malik b. Enes në El-Muvatta' shënon nga Nafiu se Abdul lah ibn Omeri r.a. është pyetur se a është e nevojshme të lexojë në namaz kur dikush falet pas ima mit, dhe ai është përgjigjur: "Kur ndonjëri prej jush falet pas imamit, leximi i imamit është i mjaftueshëm për të. Ndërsa kur të falet vetëm, atëherë le të lexojë Kuran."
Nafiu shton: "Abdullah ibn Omeri nuk ka lexuar Kuran në namaz kur është falur pas imamit."
Ebu Vail transmeton se Abdul lah ibn Mesudi (r.a.) është pyetur për leximin pas imamit në namaz, dhe ai është përgjigjur: "Hesht kur të lexohet. Në të vërtetë ka disa veprime në namaz të cilat mjafton që t'i bëjë imami në vend tuajin."
Përveç kësaj, Muslimi shënon se Zejd ibn Thabiti është pyetur për leximin pas imamit në namaz dhe ka thënë: "Nuk duhet të lexohet asgjë pas imamit."
Transmetimet me përmbajtje të ngjashme janë transmetuar nga: Ebu Hurejre, Abdullah ibn Abbasi, Ebu Derda r.a....
Ky qëndrim përfaqësohet nga Ebu Hanife, Ebu Jusufi, Muhamed esh-Shejbani dhe pasuesit e tyre. Muhamed esh-Shejbani ka thënë: "Nuk ka nevojë të lexoni asgjë kur të faleni pas imamit."
Shumica e dijetarëve islamë konsiderojnë se muktediu nuk është i obliguar të lexojë Kuran në kijam, pavarësisht a është fjala për namazet në të cilat imami lexon me zë apo kur lexon në vete. Në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe dijetarët e medhhebit hanbeli dhe maliki.



Përktheu: Miftar Ajdini
Dituria Islame 337


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

“Origjina e numrave” – arti, matematika dhe shpirtërorja në një ekspozitë