Drejtori Simnica, mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare në Oensingen të Zvicrës

 


Drejtori i Diasporës në Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare në Oensingen të Zvicrës, me rastin e mbledhjes së mjeteve financiare për blerjen e xhamisë së re.
Falë kontributit dhe solidaritetit të xhematit, në këtë manifestim u mblodhën mbi një milion franga zvicerane, duke shënuar një arritje të rëndësishme drejt realizimit të këtij projekti.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe kryetari i KMShZ-së, Fehim ef. Abazi, përfaqësues të institucioneve fetare, mysafirë dhe personalitete të jetës publike e kulturore nga vendi dhe diaspora.
Kjo nismë përbën një dëshmi të qartë të unitetit, solidaritetit dhe përkushtimit të mërgatës shqiptare për ruajtjen dhe zhvillimin e jetës fetare. Njëkohësisht, ajo dëshmon rolin e rëndësishëm të diasporës në fuqizimin e institucioneve fetare dhe në përcjelljen e vlerave të besimit te brezat e rinj.
Bashkësia Islame e Kosovës e vlerëson lart këtë angazhim të komunitetit shqiptar mysliman në Oensingen dhe përgëzon organizatorët, donatorët dhe të gjithë kontribuuesit, duke u uruar realizim të suksesshëm të projektit dhe që xhamia e re të shërbejë si qendër e adhurimit, edukimit dhe bashkimit të komunitetit.





Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

“Origjina e numrave” – arti, matematika dhe shpirtërorja në një ekspozitë