Drejtori Simnica merr pjesë në tribunën humanitare për ndërtimin e xhamisë në pisa të Italisë


Me ftesë të organizatorëve dhe të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Shqiptare në Itali, Dr. Reshat ef. Ibishi, Drejtori i Sektorit për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në tribunën humanitare të organizuar në Pisa të Italisë, në mbështetje të ndërtimit të Xhamisë dhe Qendrës së Kulturës Shqiptare.
Në këtë aktivitet, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve fetare shqiptare, hoxhallarë, veprimtarë dhe besimtarë të shumtë, Ekrem ef. Simnica përcolli përshëndetjet e Myftiut Naim ef. Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti për komunitetin shqiptar në Itali.
Ai theksoi se kjo qendër do të jetë më shumë se një hapësirë për faljen e namazit, duke shërbyer si vend i besimit, edukimit, bashkimit dhe ruajtjes së identitetit fetar e kombëtar. Njëkohësisht, ai ftoi bashkatdhetarët që, sipas mundësive, të kontribuojnë në realizimin e këtij projekti.
Edhe përmes një video-lidhjeje, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, iu drejtua të pranishmëve me apel për mbështetjen dhe kontributin në ndërtimin e Xhamisë dhe Qendrës së Kulturës Shqiptare në Pisa, duke theksuar rëndësinë e saj për brezat e ardhshëm të shqiptarëve në këtë qytet.








Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

“Origjina e numrave” – arti, matematika dhe shpirtërorja në një ekspozitë