Në vigjilje të 28 nëntorit, në rogovë të hasit u zbulua pllaka përkujtimore në shtëpinë ku gjatë viteve '90 dhe periudhës së luftës kishte jetuar fetah ef. Bekolli, asokohe imam i xhamisë historike të rogovës.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtori për kulturë dhe veprimtari botuese pranë kryesisë së bashkësisë islame të kosovës, z.ramadan shkodra.
Gjatë luftës së fundit në kosovë, shtëpia e imamit shërbeu si pikë e rëndësishme referimi për ushtrinë çlirimtare të kosovës. Aty priteshin dhe përcilleshin ushtarët që kalonin në shqipëri për furnizim me armatim, si dhe luftëtarët që vinin nga shqipëria për t'iu bashkuar radhëve të uçk-së.
Pllaka përkujtimore u vendos nga dega në has e organizatës së veteranëve të luftës së uçk-së, me qëllim të ruajtjes së kujtesës për rolin e kësaj shtëpie dhe kontributin e fetah ef. Bekollit në mbështetje të luftëtarëve të lirisë.
Krahas shërbimit si imam në rogovë të hasit, fetah ef. Bekolli ishte i angazhuar edhe në lëvizjen për pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave. Në mars të vitit 1998, ai udhëhoqi ceremoninë e varrimit të familjes jashari në prekaz. Gjatë luftës u angazhua në radhët e uçk-së, ndërsa pas saj shërbeu në trupat mbrojtëse të kosovës (tmk). Për vite me radhë ishte edhe sekretar i paraleles së medresesë "alaudin" në prizren.
Ndërkaq, xhamia e rogovës së hasit, e njohur si xhamia e hasan agës, është ndërtuar në vitin 1580, pranë urës mbi drinin e bardhë. Pas djegies gjatë luftës së fundit, ajo u rindërtua në vitin 2008 dhe sot gëzon mbrojtje të përhershme si monument i trashëgimisë kulturore.
