Shenja në rrugën e Israsë dhe Miraxhit


HYRJE

Njeriu vazhdimisht ka qenë i interesuar të ngjitet në lartësi dhe ta eksploron qiellin. Kështu, duke dashur që ta shijon fluturimin në hapësirën e madhe qiellore, njeriu e zbuloi aeroplanin. Por, jo vetëm kaq, kurreshtja për t’u ngjitur sa ma lartë, bëri që njeriu ta zbulojë anijen kozmike, e atje ku ende vetë nuk mund të depërtojë në vasion, lëshoi satellite të cilët edhe përskaj asaj se janë të pajisur me një teknologji të sofistikuar, nuk mund të depërtojnë në pika shumë të thella të kozmosit.
Por, për dallim prej tyre, i Dërguari i fundit i Allahut, Muhamedi s.a.v.s. me ndihmën e Allahut të Madhërishëm u dërgua atje ku nuk arriti të depërtojë dot jo vetëm njeriu, por edhe melekët.
Në këtë kontekst, mendimtari i shquar musliman i shekullit të kaluar, prof.Mustafa Sibai ka thënë:” Këtu ka një tregues domethënës për mundësinë e frekuentimit të hapësirës dhe daljen nga planeti i Tokës. Profeti ynë i nderuar ishte i pari njeri në historinë e njerëzimit që përshkoi hapësirën, dhe kjo ndodhi pikërisht gjatë Israsë dhe Miraxhit, kur ai udhëtoi në qiell dhe u kthye në Tokë brenda një nate të vetme. Nëse ne pranojmë se kjo gjë ka ndodhur me Profetin a.s. si mrekulli e tij dhe në kohën e tij, është krejt normale të pranojmë se kjo gjë mund të ndodhë fare mirë me njerëzit e sotëm, nëpërmjet zhvillimit të shkencës moderne” (Dr.Mustafa Sibai, Profeti Muhamed, vlera dhe urtësi, f.67)
Israja dhe miraxhi është një nga mu’xhizet më të dalluara të Pejgamberit të Allahut Muhamedit, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e cila e ngacmon logjikën e njeriut normal të meditojë ma tepër rreth Krijuesit dhe fuqisë së Tij të pakufishme, ndërkaq për besimtarin paraqet stimuls për forcimin e besimit dhe ngritjen e shkallës së vetëdijes së tij fetare.
“Isra” quhet udhëtimi i natës që iu bë Muhamedit s.a.v.s. nga Mesxhidi Harami në Meke deri në Mesxhidi Aksa në Jerusalem dhe anasjelltas.
Ndërkaq, “Mi’ëraxh” është udhëtimi që iu mundësua Muhamedit s.a.v.s. prej në Mesxhidi Aksa në sferat e larta qiellore, deri atje ku ka dashur Allahu i Madhërishëm.
Kjo ndodhi është vërtetuar nga Kur’ani famëlartë dhe nga suneti i Pejgamberit s.a.v.s., që do të thotë se vërtetësia e saj nuk është diskutabile.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: <>(El-Israë: 1)

RRETHANAT HISTORIKE

Ekzistojnë shumë mendime për atë se kur ka ndodhur Israja dhe Miraxhi, por ajo që dihet mirë është se Israja dhe Miraxhi kanë ndodhur para shpërnguljes së të Dërguarit të Allahut, paqa e Allahut qoftë mbi të, për në Medine.Sipas historianit të njohur Ibn Sa’d kjo ka qenë diku tetëmbëdhjetë muaj para shpërnguljes së Muhamedit s.a.v.s., në muajin hënor Rexheb, që këtë vit përputhet me muajin Qershor.
Shiquar në përgjithësi, ndodhia e Israsë dhe Miraxhit ka ndodhur në periudhën e Mekes kur shpallja Kur’anore ishte e përqëndruar në ngritjen e godinës së besimit dhe pastrimin e botëkuptimeve të gabuara dhe të shtrembëruara në besim nga mendja dhe jeta e njerëzve. Kjo sa i përket aspektit doktrinar.
Ndërkaq, në aspektin shoqëror, kjo periudhë ishte periudha e ushtrimit të dhunës dhe torturave mbi komunitetin musliman si tentim për t’i zbrapsur nga feja dhe për ta treguar superioritetin e palës idhujtare në shoqërinë mekase. Në këtë mënyrë, ata ua ngushtonin hapësirën muslimanëve dhe u jepnin mesazh se aty nuk ka vend për një besim si i tyre, derisa ata janë zotërinj në atë tokë.
Në veçanti, kjo ndodhi erdhi pas disa ngjarjeve që i ndodhën dhe patën ndikim te Muhamedi s.a.v.s. Kështu, Muhamedi s.a.v.s.shkoi në Taif dhe atje u prit shumë brutalisht nga popullata e vendit, poashtu vdiq mixha i tij i cili e mbronte në çdo rast, vdiq edhe gruaja e tij fisnike e cila i besoi e para-Hadixheja. Dhe pas gjithë këtyre ngjarjeve, kur Muhamedi s.a.v.s. u prek, erdhi Israja dhe Miraxhi që të bart me vete mesazhin e mbështetjes shpirtërore për Muhamedin s.a.v.s. dhe hapjen e horizonteve të reja për thirrjen islame e cila nuk mvaret nga zhvillimet në shoqëritë njerëzore, por nga caktimi i Krijuesit si dhe për të treguar se Allahu xh.sh.nuk e ka lëshuar atë prej dore, ai nuk ka pse të brengoset se me të është Allahu, për këtë e nderoi me ngritjen e tij në sferat e larta qiellore, bile atje ku nuk kishte shkuar as meleku më i dalluar-Xhibrili.
Ky udhëtim, i dha vullnet të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe i bëri me dije se Allahu i Madhërishëm nuk e ka lëshuar prej dore, edhe përskaj rrethanave ekistuese dhe përskeqjes së marrëdhënieve me idhujtarët dhe dhunës që ata ushtronin mbi të dhe mbi ithtarët e tij pas vdekjes së Ebu Talibit në veçanti, apo si q; shprehet edhe mendimtari i shquar islam i shekullit XX, Muhamed Gazali:”Kjo ngjarje ishte një balsam për vuajtjet e së shkuarës dhe mbjellja e farave të suksesit për të ardhmen...”.
Kur jemi te konteksti historik i ndodhisë së Israsë dhe Miraxhit, duhet të ndalemi edhe në reflektimin e kësaj ndodhie në jetën e umetit në drejtim të mbjelljes së optimizmit dhe nxitjes së dëshirës për veprim për realizimin e qëllimeve, pa marrë parasyshë rrethanat ekzistuese.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. u ballafaqua me këto tre ndodhi që e ngushtuan, por erdhi Israja dhe Miraxhi që e nxorri mbi ambientit dhe rrethanat e rënda që e kishin ngushtuar, e bëri të sheh horizonte të gjëra të paimagjinueshme, që janë mesazh i qartë se Allahu i Madhërishëm ia mundëson njeriut atë që as vetë njeriu nuk mund ta imagjinon. Nxjerrja e të Dërguarit të Allahut nga toka në sferat e larta qiellore, simbolizon aspiratat e larta që duhet t’i ketë muslimani, edhe pse në një periudhë të caktuar historike mund të ballafaqohet me krizë të thellë. Muslimani këtë fuqi dhe optimizëm e merr nga namazi ditor i cili është urdhëruar pikërisht në Miraxh, si dhe nga të menduarit rreth madhështisë së Allahut xh.sh. për të Cilin nuk ka gjë të pamundshme, edhe pse njeriu ndonjiherë ndoshta mund të ketë mendime pesimiste. Muslimani duhet të sheh sa ma larg, nga pozicioni i tij i ngjitjes në piedestale të larta përmes namazit që është miraxh për të.

SI NDODHI ISRAJA DHE MIRAXHI?

Transmentimet kështu e përshkruajn këtë ndodhi:Pasi iu pastrua zemra në Mekë, i dërguari i Allahut u nis me Burakun-mjet udhëtimi-në përcjellje të Xhibrilit për në Bejtu-l-Makdis-Palestinë.Pas arritjes në këtë vend, e lidh burakun për hallkën e derës së xhamisë dhe aty fal namaz bashk me pejgamberët tjerë ku u bëhet edhe imam atyre.Sipas disa dijetarëve këtë namaz Muhamedi s.a.v.s. e ka falur bashk me pejgamberët pasi ka zbritur prej miraxhi.
Pastaj bashk me Xhibrilin niset për në sferat e larta qiellore, dhe në qiellra takohet me pejgamber të mëparshëm të cilët i përshëndet, edhe ata ia kthejnë përshëndetjen, i dëshirojnë mirëseardhje dhe e rikonfirmojnë besimin në pejgamberinë e tij.Ai u takua me:Ademin a.s.Jahjanë a.s, Isain a.s, Harunin a.s, Musain a.s, dhe në qiellin e shtatë takohet me Ibrahimin a.s. Pastaj ngrite në Sidretu-l-munteha, pikën më të lartë, e pastaj në horizontet tjera të Allahut.
Në Miraxh u bë farz namazi pesë kohë, aty Muhamedit s.a.v.s. iu treguan disa forma të dënimit të mëkatarëve, si psh.Ngrënësit e pasurive të bonjakëve i pa me buzë si turinjtë e deveve të cilët përtypnin kafshata të zjarit të xhehenemit dhe gurë të skuqur që gulfonin nga shpinat e tyre.Poashtu, i pa shfrytëzuesit e kamatës me barqe tejet të mëdha që nuk mund të lëviznin prej vendi.Poashtu i ka parë laviret duke mbajtur në dorë mish të majmë dhe të pastër dhe mish të qelbët, ato kanë hëngër mish të qelbët e e kanë lënë të mirin, etj.

MESAXHE TË ISRASË DHE MIRAXHIT:

Israja dhe Miraxhi ngërthen një varg mësimesh e mesazhes të rëndësishme, që ne këtu do të kishim përmendur si vijon:

-Nuk ka vend për dëshprim dhe pesimizëm në zemrën e besimtarit, sepse ndihma e Allahut është e pa kontestueshme për besimtarët e vërtetë.
Kjo kuptohet nga fakti se Israja dhe Miraxhi erdhi në formë respekti dhe nderimi për Muhamedin s.a.v.s, poashtu konfirmim për qëndrueshmërinë dhe misionin e tij dhe dëshmi se Allahu nuk e ka lëshuar prej dore.

-Në këtë rast u sfidua shkenca.
Kjo, ngase me këtë rast u tregua se për Krijuesin nuk vlejnë rregullat dhe ligjet e kësaj bote, por Ai kur don të bëjë diçka e bën pa mos iu nënshtruar ligjeve të natyrës që Ai i ka vënë për tjerët.E mori Muhamedin s.a.v.s. dhe e dërgoi në sferat më të larta pa anije kozmike, pa tuba oksigjeni, pa tesha kozmonautësh.Këtë me të vërtetë e bën vetëm Krijuesi i gjithfuqishëm dhe i gjithëdijshëm, për atë njeriut i mbetet vetëm ti nënshtrohet plotësisht Allahut dhe ti zbatojë urdhërat e Tij.
Për këtë, Israja dhe Miraxhi duhet të shihet në dritë të fuqisë së Allahut, e jo si udhëtim i vetë njeriut, sepse Allahu xh.sh.nuk thotë se Muhamedi s.a.v.s.shkoi vetë në këtë udhëtim, por thotë se Ai e ka dërguar.Kjo nënkupton se e pa vend është pretendimi i disave se kjo ngjarje nuk është e vërtetë, apo se është e pa kapshme për mendjen e njeriut.Përgjigja është shumë e qartë:A kjo është e pa kapshme, apo më e pakapshme se kjo është të mendosh se ka diçka që s’mund ta bëjë Krijuesi dhe nji gjë që e ka bërë Krijuesi të thuash se është e pa kapshme?!

-Kultivimi i vlerave.
Me atë që pa Muhamedi s.a.v.s.në Miraxh, gjegjësisht disa lloje njerëzish duke u dënuar për mëkate, shihet se Islami në përgjithësi po edhe kjo mu’xhize në veçanti synon kultivimin e vlerave, ngritjen e brezave të shëndoshë, formimin e karakterit të fortë Islam dhe largimin e muslimanit nga të këqijat e të gjitha llojeve.Vetëm në këtë mënyrë do të mund të kemi shoqëri dhe individ të shëndoshë, e përndryshe do të vërshohemi nga dukuri negative që do të na dëmtojnë rëndë.
Prej kësaj kuptohet se muxhizet dhe ndodhitë Islame në përgjithësi, nuk janë thjesht një ndodhi historike, apo një fakt që duhet përmendur thjesht si diçka teknike, por këto rrëfime dhe muxhize e kanë për qëllim që ta kalitin shpirtin e besimtarit, të mbjellin te ai veti dhe vlera të larta dhe ta largojnë nga ai çdo gjë që është e pa hijshme, e dëmshme dhe që e ul personalitetin e tij.

-Uniteti shpirtëror i besimtarëve.
Kjo, ngase gjat ndodhisë së Israsë dhe Miraxhit, Pejgamberi i Allahut udhëtoi prej Meke në Kuds, i cili ka qenë djep i pejgamberëve.Poashtu, atje ai u fal imam i të dërguarve tjerë, e me këtë u tregua lidhja shpirtërore dhe ideore e besimtarëve të vërtetë, pa marrë parasyshë se në cilën kohë jetojnë dhe cilit vend i takojnë.Poashtu, udhëtimi i Muhamedit s.a.v.s. deri në Mesxhidi Aksa, tregon se ne besimtarët, nuk mund të jemi të pa interesuar për atë që ndodhën në tokën e shenjtë, nuk guxojmë të mos prekemi për vrasjen e përditshme të vëllezërve tanë në tokën e Israsë dhe Miraxhit, sepse ata janë vëllezërit tanë musliman dhe ajo tokë përbën një kapitull kyç dhe të rëndësishëm të historisë, kulutrës dhe civilizimit tonë madhështor Islam.

-Uniteti i historisë dhe misionit.
Udhëtimi i Muhamedit s.a.v.s. prej Mekes në Kuds e pastaj ngjitja e tij në qiell dhe namazi bashk me pejgamberët tjerë në Mesxhidi Aksa bile duke qenë Muhamedi s.a.v.s. imam i tyre, dëshmon se historia Islame është unike dhe e pa ndashme, qoftë se flitet për Ademin a.s., Ibrahimin a.s., Musain a.s., Isain a.s. apo Muhamedin s.a.v.s.Për atë, Kudsi është një pjesë e pa ndashme dhe kontinuitive e historisë Islame e cila duhet të mbrohet me të gjitha forcat.
Poashtu, ky udhëtim në këtë qytet dhe falja e namazit me pejgamberët tjerë, tregon se misioni i gjithë pejgamberëve të Allahut dhe ithtarëve të tyre të sinqertë dhe besnik është unik, ka të njejtin objektiv dhe qëllim:Thirrjen në besimin e Allahut Një, të pa shoq, besimin në Muhamedin s.a.v.s. dhe në të vërtetat tjera qiellore.Ky mision, gjatë gjithë historisë ka synuar shpëtimin e njerëzimit nga idhujtaria dhe nënshtrimi dikun tjetër pos Allahut dhe ndërtimin e personalitetit të shëndoshë dhe të fortë të besimtarit duke i luftuar të gjitha dukuritë negative.

-Besimi në gajbin-të padukshmen.
Një nga elementet bazë të doktrinës Islame është edhe besimi në të padukshmen-gajbin, botë kjo e cila është e pa arritshme për njeriun e zakonshëm.Allahu xh.sh. gajbin-të pa dushmen e ka ruajtur për Vete, vetëm diçka nga kjo botë ua ka treguar edhe të dërguarve të Vet.
Si ka ndodhur Miraxhi, cila është esenca e kalimit të gjithë asaj hapësire brenda atij intervali aq të shkurtër, për ne është gajb-e pa kapshme, edhe pse ne besojmë fuqishëm dhe pa kurrnji dyshim në fuqinë e Allahut xh.sh., por çdo gjë tjetër është për ne e pa arritshme.
Israja dhe Miraxhi është një ndodhi e rëndësishme e cila flet për këtë të vërtetë Islame-gajbin, botën metafizike e cila është e pa arritshme për njeriun, por duke patur parasyshë faktin se ky dimenzion Islam dallon rrënjësisht nga metafizika e filozofëve dhe mistikëve.Ajo botë e pa dukshme në të cilën thirren ata është botë e imagjinatave dhe iluzioneve, botë e cila nuk e ka mbështetjen askund, ndërkaq bota e gajbit në besimin e të cilës thirr Islami, është krejtësisht diçka tjetër, botë e cila kthehet te dituria absolute e Allahut xh.sh. dhe nuk ka të bëjë me mite, legjenda, iluzione e imagjinata romantike.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi