Hixhabin, oj motra ime

Allahu Teala në kur’anin famëlartë thotë: "Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, se kjo është më e pastër për ta... Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre..." (En Nurë, 30-31)

Jo kot pa qëllim e nisa këtë shkrim me një ajet kur’anor, nëse e lexojmë me vëmendje ajetin vërejmë që Allahu Teala fjalën e tij e ka dhënë në formën e një urdhri...
Allahu e di më së miri...
Ka përmendur edhe stolitë e femrës, dhe ka vënë në dijeni që ato të mos zbulohen, por ka përmendur edhe Hixhabin...
Çfarë vlere të ketë hixhabi për femrën vallë..?
Përse është kaq i rëndësishëm për të sidomos për jetën e saj..?
Po jap një shembull:
Nëse kemi dy lëpirëse, një të mbyllur me ambalazhin e saj edhe një tjetër të zbuluar pa ambalazh, edhe nëse i vendosim në një vend të hapur.
Cilës do t’i afrohen insektet ?
Asaj me ambalazh apo asaj pa ambalazh?
Cila e ruan atë ëmbëlsinë ose freskinë e saj ?
Normal ajo që është me ambalazh pra që është e mbuluar është më e mirë sepse atë tjetrën nuk e preferon kush sepse i janë afruar insekte të ndryshme dhe kanë lënë gjurmë në të...
Kështu pra është edhe femra, ajo që e mbart hixhabin është më e ruajtur nga ngacmimet e jashtme si shikimet ose fjalët provokuese...
Pra, oj motra ime, hixhabi është vetëm një mburojë për ty, nuk është mbulim i bukurisë përkundrazi ajo të tregon të bukur, të tregon që ke vlerat e një femre të hijshme, e një femre me virtyte, e një femre që çdo mashkull do të dëshironte ta kishte në krahët e tij.. Mbulesa është shpëtim për ne o motrat e mia nga zjarri i xhehenemit, është shpëtim për nderin tonë..

Një ajet tjetër kur’anor thotë:

“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (Ahzab: 59).

Pra, kur e lexojmë këtë ajet shohim që i është drejtuar Pejgamberit (s.a.v.s) për t’ju bërë thirrje vajzave dhe grave të shokëve të tij që të vendosin hixhabin…
Kaq e rëndësishme qenka kjo mbulesë, mund të pyes dikush...
Sigurisht që po...
Hixhabi është ajo që na mbron ne nga ato insekte të cilat mund të na infektojnë me helmin e tyre, kurse me mbulesë je e mbrojtur, oj motër...

Lutem që Allahu Teala t’ua hapë zemrat motrave tona t’i udhëzojë ato drejt rrugës së Tij edhe të shtojë dashurinë ndaj Hixhabit në zemrat e tyre dhe t’ua lehtësojë InshAllah...
Lutem qe Allahu (s.v.t) të na ruajë nga shejtani i mallkuar që ai të mos na përzihet në zemrat tona dhe mos të na bëjë që të devijojmë…
Amin...



Rejhana Çerkezi