Emirate: Kur'ani më vogël prej arit
Kur'ani më i vogël i gdhendur, prej ari, i zbukuruar me diamante dhe rubine, për herë të parë është vendosur gjatë një manifestimi në hotelin Burj Al Arab në Dubai
Sipas agjencisë së lajmeve “Mehr'', mënyra se si është bërë gdhendja, ka mundësuar që 62 faqet dhe 114 suret e Kur’anit të vendosen në dy faqe të arta, të cilat janë më të vogla se formati i letrës A-4.
Ky libër u punua nga ana e Rain Khan Zade e Muhamed Thaerij Yusuf Zade, drejtor gjeneral të kompanisë Prima Gold.
Gdhendja e Kur'anit zgjati 13 muaj, ndërsa për punimin e tij janë nevojitur 5,7 kilogramë ari, 8991 copë diamanti dhe 100 karat rubin të kuq.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës