Trajnimi i imamëve dhe mësuesve për edukatë islame në Evropën Juglindore

Më 21-24.10.2011 në Prishtinë u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare "Trajnimi i imamëve dhe mësuesve për edukatë islame në Evropën Juglindore", e organizuar nga Instituti i Pedagogjisë Fetare Islame (Fakulteti i Filozofisë dhe Pedagogjisë pranë Universitetit të Vjenës)në bashkëpunimme Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Në këtë konferencë morën pjesë 32 referues nga gjithsej 24 shtete.


E premte, 21 tetor 2011

Në ceremoninë e hapjes të pranishmëve iu drejtuan me fjalë përshëndetëse:
- Fahrush Rexhepi, në vend të myftiut Naim ef. Tërnava, i cili ishte nisur për në haxh
- Mujë Rugova, rektor i Universitetit të Prishtinës
- Johann Brieger, ambasador i Austrisë në Kosovë
- Ednan Aslan, udhëheqës i Institutit të Pedagogjisë Fetare Islame, Fakulteti i Filozofisë dhe Pedagogjisë, Universiteti i Vjenës
- Qazim Qazimi, dekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë


Seanca e parë

Në seancën e parë që filloi para dite aty kah ora 11.30, nën drejtimin e moderatores Besa Ismaili Ahmeti, pedagoge në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, nga ana e referuesve të pranishëm u mbajtën kumtesat në vijim (secila mesatarisht nga 15 min):
“Identiteti fetar dhe globalizmi”, Qazimi Qazimi, dekan i FSI në Prishtinë,
“Edukimi fetar në Shqipëri – Rasti i Medresesë së Tiranës në mes viteve 1924-1964 dhe nga viti 1991 deri në ditët e sotme”,Bayram Karcınga Universiteti Bedër në Tiranë,
“Edukimi islam në Maqedoni”, Muhamed Ali nga Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup,
“Statusi i imamit dhe pozita e tij në të kaluarën dhe tani – me fokus në territoret shqiptare”,Xhabir Hamiti nga Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë.

Seanca e dytë

Pas namazit të xhumasë u zhvillua seanca e dytë me këta referues e kumtesa, nën moderimin e Zoltan Sulok nga Bashkësia e Muslimanëve në Hungari:
“Statusi i imamëve në Bosnjë dhe Hercegovinë”,Dr. Mustafa Hasani nga Fakulteti i Shkencave Islame në Sarajevë,
“Roli dhe rëndësia e xhamisë në bashkësinë islame”,Dr. Muamer Zukorlić, Myfti i Sanxhakut,
“Trajnimi kroat për imamë dhe profesorë të edukatës islame në Evropë”, Dr. Aziz Hasanović, Meshihati i Bashkësisë Islame në Kroaci,
“Dawah (Thirrja) në shoqërinë botërore me ndryshime të vazhdueshme – sfidat e reja në punën e imamëve”, Omer Kajoshaj nga Bashkësia islame në Mal të Zi,
“Trajnimi i imamëve dhe mësuesve fetarë në Bullgari”, Sefer Hasanov nga Instituti për Studime të Larta islame në Sofje, Bullgari,

Diskutime...
Pauzë...

Seanca e tretë
Në pasditen e vonshme të së premtes, nën moderimin e Eileen M. Daily nga Universiteti Loyola në Çikago, u referuan kumtesat vijuese:

10. “Praktikat për avancimin profesional të imamëve dhe mësuesve të edukatës islame në Austri”, Vahidin Behluli nga Unioni i Muslimanëve Shqiptarë në Austri,
11. “Trajnimi i imamëve dhe shkollimi i lartë në Francë”, Samim Akgönül nga Universiteti i Strasburgut, Francë,
12. “Trajnimi i imamëve në Evropë: sfidat e përgatitjes së një programi të unifikuar, Universiteti i Leidenit si një rast për t’u studiuar”, Mohammad Ghaly nga Universiteti i Leidenit, Holandë,
13. “Edukimi për një profesion të vjetër në një kontekst të ri: Programi i Universitetit “Inholland” për trajnimin e imamëve në Holandë”, Johan Meuleman nga Universiteti Inholland, Holandë,
14. “Trajnimi i imamëve dhe mësuesve të edukatës islame në Zvicër midis nevojës reale vendore dhe frikës së importuar”, Rejhan Neziri, imam dhe mësues i edukatës islame nga Zvicra,
Diskutime...


E shtunë, 22 tetor 2011

Seanca e katërt
Nën moderimin e Dr. Ednan Aslan, me fillim nga ora 09.00, u zhvilluan kumtesat e mëposhtme me referuesit:
15. “Përgatitja dhe trajnimi i imamëve në Rusi duke marrë si shembull Tataristanin”, Said Shagaviev nga Universiteti Islam i Rusisë,
16. “Modeli evropian i Islamit në Dobruxha”, George Mircea Botescu nga Universiteti i Bukureshtit,
17. “Edukimi islam në shoqëritë moderne është në kushte minoritare”, Rustam Gafuri, zv. myfti i Ukrainës,
18. “Statusi legal i minoritetit musliman turk në Trakinë Perëndimore, Greqi: Situata e tanishme në fe dhe besim dhe aktivitetet e myftiut të Komotinit”, İbrahim Şerif, myfti i Komotinit, Greqi,
19. “Trajnimi i imamëve dhe i mësuesve të edukatës islame në Turqi”, Şeyma Arslan nga Universiteti i Stambollit,

Diskutime...
Pauzë

Seanca e pestë

Nën moderimin e Ali Yurtsever nga Niagara Educational Services (SHBA), u mbajtën kumtesat në vijim:

20. “Trajnimi i alimëve muslimanë (imamëve) dhe mësuesve në Mbretërinë e Bashkuar: sfidat dhe e ardhmja”, Abdullah Şahin nga Qendra për Mendim dhe Praktika Edukative Islame, Angli,
21. “Trajnimi i imamëve e mësuesve për edukatën islame në Belgjikë”, Yacob Mahi nga Universiteti i Strasburgut, Francë,
22. “Qendrat për trajnimin e imamëve në Spanjë”, Juan Ferreiro Galguera nga Universiteti A Coruña, Spanjë,
23. “Reflektime rreth rolit të trajnimit të imamëve dhe mësuesve muslimanë për Evropë”, Jørgen S. Nielsen nga Universiteti i Kopenhagës, Danimarkë.


Diskutime...
Pauzë

Seanca e gjashtë – Prezantimi i studiuesve të rinj

Moderatore: Zsofia Windisch

24. “Raporti ndërmjet imamëve dhe adoleshentëve”, Kevser Muratović magjistruese në departamentin e Pedagogjisë pranë Universitetit të Vjenës, Austri,
25. “Implementimi i standardeve të kualitetit – një mundësi e mirë për avancimin e edukimit islam në Kosovë”, Ilire Halimi Poniku, magjistruese në Pedagogjinë Fetare Islame, U. i Vjenës,
26. “Imamët në shoqëritë perëndimore – pse aftësitë e komunikimit kanë rëndësi po aq sa njohuritë fetare për të ardhmen e imamëve të Kosovës?”, Jeton Mehmeti, analist politikash pranë Institutit për Studime të Avancuara “Gap”, Prishtinë,
“Gratë kosovare dhe xhamia”, Besa Ismaili Ahmeti, FSI në Prishtinë,
“Nevoja për vlerësimin e trajnimit të imamëve në Pakistan”, Muhammad Nadeem nga Pakistani

Diskutime...

Vizitë e ekspozitës “Familja Bogujevci/Histori Vizuale” rreth rënies dëshmor të familjes Bogujevci të Podujevës më 28 mars 1999 – Galeria e Arteve E Kosovës në Prishtinë...


E diel, 23 tetor 2011

Seanca e shtatë
Nën moderimin e Abdullah Şahin u mbajtën edhe kumtesat e fundit të kësaj konference:

29. “Kompetenca Shpirtërore – një term i ri kyç për kishat protestante në vendet gjermanofolëse”, Martin Rothgangel nga Universiteti i Vjenës,
30. “Formimi i edukatorëve fetarë katolikë në Shtetet e Bashkuara”, Eileen M. Daily nga Universiteti Loyola i Çikagos, SHBA,
31. “Statusi dhe analiza e zhvillimit profesional të imamëve në Pakistan”, Muhammad Naeem Mohsin nga Universiteti i Pedagogjisë, Lahor,
32. “Roli i imamëve (predikuesve fetarë) dhe trajnimi i tyre në Amerikë”, Ali Yurtsever nga Niagara Educational Services, SHBA.

Diskutime...
Pauzë
Përmbledhje dhe përfundime



Mr. Rejhan Neziri
www.uais.ch


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip