Allahu i Madhëruar , dërgoi pejgamber dhe i zgjodhi ata në mesin tonë, i dërgoi çdo populli mësues. Vërtet referenca jonë kur diçka nuk mundemi ta sqarojmë i duhet drejtuar atyre që të gjejmë sqarim.

Allahu në Kuran thotë: “Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.” (Enbija, ajeti 7)
Vërtet Allahu pas përmbylljes së pejgamberllëkut me Muhamedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, që është vulë e pejgamberëve dhe s’do ketë pejgamber tjetër pas ti, Ai la ambasadorë të islamit si trashëgimtarë të pejgamberëve të cilët janë dijetarë, apo siç i quan Allahu të Zotët e mendjes, apo ata që kan intelekt.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Vërtet dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve; pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi dinarë as dirheme, por ata kanë lënë për trashëgimi dijen, prandaj kush e merr, ka marrë hisen më të bollshme."
Allahu nuk len vend pa dijetarë dhe njerëz të pendës, çdo shekull Zoti Fuqiplotë e sjell nga një dijetarë me lejen e Tij që të përçoj mesazhet e Kuranit dhe sunetit.
Allahu, xh.sh,thotë "Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. Allahu është i njohur mirë me atë që punoni." (Muxhadele: 11).
Vërtet edhe ne si popull shqipfolës duhet të krenohemi me shumë dijetarë tanë që kontribuan dhe po kontribuojnë për islam. Vlen të përmenden, Shejh Muhamed Nasirudin El-Albani në botën arabe, Shejh Abdul Kadër Arnauti, Shejh Shuajb Arnauti... e shum dijetarë tjerë, Zoti i pastë mëshiruar ata që kanë vdekur dhe Allahu ua lehtësoftë kontributin për dije atyre që janë gjallë.
Pejgamberi a.s ka thënë: “Penda e dijetarit është më e vlefshme se gjaku i shehidit.” Andaj dijetarët janë prijatar të umetit islam dhe duhet të kenë kujdes me amanetin që bartin mbi supet e tyre. Dijetarët musliman i mbështeten Allahut Krijuesit dhe punojnë në ngritjen e vlerave të njerëzimit, siç thoshte Hafiz Ali Korça “Mos u mbështet në mure se muri shembet edhe të zë. Mos u mbështet tek njeriu se vdes edhe të le. Mbështetu tek Allahu se Ai nuk të le."
Dijetari i njohur Ibën Tejmie thoshte: “Kur kam biseduar me të dijshmit kam fituar në debatim, kurse kur kam biseduar me të padijshmit e kam humbur debatin, sepse i padijshmi e humb vlerën e debatimit dhe arsyes. Shumë dijetar islam ka njohur historia islame si: Ibën Abasi, Ibën Kethiri, Ibën kajimi, Ibën Rexhepi, Ibën haxher el-askalani, Ebu Hanife, Shafiu, Maliku, Ahmed ibën Hanbeli...etj. të cilët kanë shkruar e komentuar duke lënë pas nxënës e dijetarë dhe duke themeluar shkolla e universitete që ende sot mësohet metodologjia e të nxënurit dhe mësuarit të diturisë islame.
Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë: ”Po, Allahut i kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët.” (Fatir 28).
Dijetarët që e dinë të vërtetën e kanë obligim ta shpërndajnë atë qoftë ajo edhe kundër sistemeve që i kundërvihen dhe e fshehin këtë të vërtetë.
Ndërsa Omer r.a thotë: “O ju njerëz, e keni për borxh të kërkoni diturinë, ngase për Allahun është kostum i dashurisë. Ai që kërkon një derë të diturisë, Allahu do ta mbulojë me atë kostum të Tij.”
Dijetarët e vërtetë janë njerëz që punojnë me dijen dhe kanë këto cilësi si më poshtë:
1. Dijetarët kanë frikë Allahun
2. Dijetarët punojnë me mësimet e Kuranit dhe Sunetit
3. Dijetarë veprojnë në praktikë dhe teori
4. Dijetarët kanë edeb-moral-etikë dhe virtyte të larta
5. Dijetarët janë serioz dhe këmbëngulës në arritjen e diturisë.
6. Dijetarët shpresojnë dhe e duan binden ndaj Allahut një.
7. Dijetarët luftojnë në përhapjen e islamit dhe luftimin e shirkut dhe padrejtësisë
8. Dijetarët janë modestë, nuk janë arrogantë dhe mendjemëdhenj, por kanë urtësi dhe butësi
9. Dijetarët respektojnë-mëshirojnë më të vegjlit dhe i nderojnë të mëdhenjtë
10. Dijetarët nuk nxitohen, shkruajnë dhe arsyetohen dhe janë afër me njerëzit, nuk mbrojnë interesat e zullumqarëve as të tiranëve e pushtetarëve, por mbrojnë drejtësinë dhe ligjet e Allahut.
Këto dhe shumë të tjera tregojnë cilësitë e njerëzve të dijes që punojnë për ngritjen e islamit Allahu na bëftë prej tyre dhe na bëftë që t’i ndjekim ata dhe veprimet e tyre të mira. AMIN


Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi