Bosnja e Hercegovina ka 1547 xhami, 1885 mektebe, 734 mesxhide...

Sipas të dhënave nga shërbimet fetaro arsimore të BI, momentalisht , vetëm në territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës, ekzistojnë 1415 xhemate, 1547 xhami, 1885 mektebe, 734 mesxhide, 982 shtëpi të ndërtuara të imamëve ose shtëpi të vakëfit, 1154 gasulhana.

Në kuadër të xhemateve janë regjistruar 665.757 familje. Në ndërtim e sipër janë 189 xhami, 81 mesxhide,116 banesa të vakëfit, 60 gasulhane të reja.
Në territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës gjenden 87 Mexhlise, përderisa në Kroaci janë 15 Mexhlise, në Serbia 8 dhe 10 në Slloveni. Në punët dhe detyrat e punëve të imamëve, mual-limëve dhe hatibëve janë të inkuadruar 1453 nëpunës fetar - imam: 1147 imam janë në paradhënie të rregullt pune, 306 të punësuar në marrëdhënie kontraktuale.
Në mesin e imamëve aktiv, 49 prej tyre janë hafizë dhe 13 hafizë në marrëdhënie kontraktuale. Nga gjithsejtë 1156 arsimtarëve të fesë, prej tyre 888 janë në paradhënie të rregullt pune.



Përgatiti:Esat Rexha