All-llahu im, Ti je Falës..!!

Prej cilësive dhe emrave të bukur të Allahut është se Ai falë shumë mëshiron. Kemi hyrë në pjesën ku Allahu falë shumë.

Muhamedi a.s thotë, se dhjetë-ditshi i parë është mëshirë, dhjetë ditshi i dytë falje, ndërsa në dhjetë ditshin e tretë dhe të fundit, bëhet hapja e dyerve të Xhenetit. Në atë dhjetë ditësh është edhe një natë, më e vlershme se një jetë e tërë, më me vlerë se njëmijë muaj – Nata e Kadrit! E ç’dimë ne për këtë natë madhështore! Fillon prej perëndimit të diellit dhe përfundon me agim të mëngjesit. E kush e përjeton, veçse atij që ia ka mësyrë kënaqësisë së Zotit të vet!
O Allah, ne kemi nevojë të na falësh në këtë muaj të begatë të ramazanit, jemi në ditët e faljes andaj na fal ne, fali familjet tona, fale farafisllekun dhe njerëzit që na rrethojnë e që nuk na rrethojnë. Allahu im, më fale mua kur unë gabova, jam krijesë e jotja, harroj, gaboj.
All-llahu im, Ti je Falës, Bujar dhe e do faljen, ndaj më fal mua” – Hadith:Tirmidhiu.
Allah ti je një i pashok, bëj zemrat e agjëruesve të afrohen mes veti, të duhen e të shpërndajnë selam-paqe ngado që ecin e të lënë gjurmë e mesazhe të mirësisë e harmonisë paqësore.
Në Kur’an kërkimi faljes dhe që Allahu është falës përmendet shumë herë: “…e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!” (Muzemil-20).
Moment i preferuar dhe adekuat për agjëruesin të kërkojë falje është koha e syfyrit në ramazan: “Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë. (Ali-Imran 17).
Në këto ditë të dhjetë ditëshit të faljes kërkohet nga ne:
1. Istigfar-Kërkim falje i shpeshtë
2. Shtimi dhikrit gjatë agjërimit
3. Duatë e shpeshta
4. Leximi Kuranit dhe ajeteve që kanë dua që flasin për kërkimin falje
5. Allahu falë shumë
6. Falja jote të jetë e sinqertë
7. Mos e përsërit të njëjtin gabim
8. Pendohu dhe kthjellohu
9. Ndihmoji të mjerët
10. Kërko falje pendohu sa nuk është bërë vonë dhe mos përqesh të tjerët

Vëllezër, Allahu i falë krijesat e ti të cilat janë zhytur në pellgun e errët të mëkatit si shkak i mosnjohjes së shumë problemeve. Shumë muslimanë duke u treguar naiv dhe duke mos pyetur të dijshmit bëjnë gjëra që dëmtojnë imazhin e vet dhe e njollosin të tjerëve. Allahu u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që të pendohen dhe i ka lajmëruar se ua falë të gjitha mëkatet, ata që pendohen dhe largohen prej tyre, sado që të jenë të shumta edhe nëse janë sa shkuma e detit.
Allahu i Madhëruar thotë: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer: 53).
Vërtet Pejgamberi a.s ka thënë:”Ç'do bir i Ademit është gabimtar dhe më i miri gabimtar është ai që pendohet.”
Kërkimi faljes është ibadeti më i mirë dhe njeriu i vyer është ai njeri i cili bën dhikër këto net dhe ditë të begata.
Keqardhja për mëkatin e bërë, thotë Muhammedi, sal-all-llahu alejhi ve sel-lem: “Keqardhja është pendim”.
Ibn Umeri thotë: “Kemi mundur që të numërojmë Pejgamberin a.s të thotë 100-herë: ”O Zot më fal dhe më prano pendimin tim! Ti je Ai që pranon pendimin dhe që falë shumë:”.
Ebu Hurejre thotë se: “Pejgamberi a.s thoshte: “Vallahi unë e lus Allahun për falje mëkatesh më shumë se 70-herë në ditë.”
O Allah ti je falës, fale robin tënd të cilit ju ter buza duke agjëruar për shpërblim-adhurim, fale robin tënd që iu ka qetësuar shpirti duke të përmendur ty, fale robin tënd që të adhuron vetëm Ty.

Allahu falë shumë :
1. Je zhytur në mëkate Allahu të fali
2. Ke humbur rrugën Allahu të udhëzoi
3. Ishe në errësirë Allahu të ndriçoi
4. Mendimet t’ua negative u kthyen në pozitive
5. Puna jote negative u fal, u ktheve në punë pozitive
6. Urtësia t’u dha, Mekatfalësi t’i fali mëkatet e t’ua
7. Muhamedi a.s kur hyri në Mekë, kur ajo u çlirua, idhujtarëve edhe pse ata bënë shumë padrejtësi u tha jeni të falur.
8. Fal se do të falesh
9. Falju sa nuk ta kanë falur
10. Pendohu dhe mos u ndalo duke kërkuar falje Allahut mëngjes e mbrëmje.
11. Vërtetë Allahu na tregon se: “…ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.” (Shems-9), andaj pastroju nga mëkatet se Allahu falë shumë e mëshiron, është momenti yt në këto dit falje të ramazanit, të kërkosh falje nga Ai që falë.