Zejnul Abidini r.a. deshi ta testonte një femër, para se të martohej me të.

Ai u afrua dhe i tha: Unë kam vese të këqija, kërkoj shumë, më mbetet shpejtë hatri, zemërohem (gufoj) shpejtë e hidhërimi më kalon ngadalë. Andaj nëse mendon se mund të më durosh më thuaj, e nëse jo nuk do të bëj më presion.

Gruaja duke e shikuar, tha: Me ves me të keq se ti është ai i cili nuk i pranon veset e tij të këqija dhe nuk ka dëshirë të përmirësohet.

Kur dëgjoi këto fjalë, Zejnul Abidini r.a. tha: Pasha Zotin e Qabesë, ti je gruaja e vërtetë për mua.

Dhjetë vite më pas, pasi u grinden pak, ai i tha me zemërim: Fati yt është në dorën tënde, nëse do (nuk je e kënaqur) kërko divorc, por shpejt u pendua për këto fjale.

E gruaja iu përgjigj: Pasha Allahun, fati im ka qenë në dorën tënde dhjetë vite dhe ti e ke ruajtur shkëlqyeshëm dhe je kujdesur për mrekulli. Nuk do ta keqpërdor këtë për një orë dhe ta refuzoj mirësinë tende.

Zejnul Abidini r.a. i lumtur dhe i kënaqur tha: "Vërtetë, ti je padyshim begatia më e madhe e Allahut për mua"



Shkëputur nga libri “Perla të urtësisë”
nga Prim.dr.med.sci. Ali F.Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik