Shumë kohë më parë jetonte një njeri që bënte shumë ibadet. Ky jetonte në një ishull dhe i kishte bërë ibadet Allahut për 500 vjet me radhë. Allahu i Madhërishëm krijoi për te një burim uji dhe një pemë shege që bënte frutë çdo dite.

Çdo ditë merrte abdes nga uji i burimit dhe shuante etjen po me këtë ujë , ndërsa kur e merrte uria ngopej duke ngrënë frutin e shegës. Të gjithë pjesën tjetër të kohës e kalonte duke bërë iradet. Ky njeri kërkonte nga Allahu që të jepte shpirt kur ishte në sexhde dhe të qëndronte kështu deri në ditën e Ahiretit. Allahu i Madhërishëm ia plotësoi këtë dëshirë.

Pastaj në Ahiret Allahu i thotë engjëjve:

- Merreni robin Tim dhe futeni në Xhennet me mëshirën Time

Njeriu kundërshtoi dhe tha:

- Unë desha të futesha në Xhennet në këmbim të ibadeteve që kamë bërë.

Allahu u tha engjëjve që të bënin llogarinë e ibadeteve të tij. Kur u bë llogaria, pa se sevapet e ibadeteve që kishte bërë për 500 vjet, nuk mjaftonin as për falënderimin e syve që i kishte falë Allahu. Kur e mësoi këtë bëri teube dhe përsëri kërkoi mëshirën e Allahut.


Artikulli i kaluar
Molla dhe Hallalli
Artikulli radhës
Pa mund - nafakë e vogël

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Garuesja nga Kosova hfz. Selma Myrta flet për emocionet e garës