Vërtet Allahu ia dha mendjen njeriut dhe e dalloi nga gjitha krijesat, por njeriu sa i dëmshëm është ndaj vetvetes.

Allahu tregon në Kuran: “Dhe Ne bëmë që retë t'u bëjnë hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël) dhe me shkurtëza. (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata e dëmtuan vetveten. (Bekare 57).
Sigurisht ky ajet tregon dëmin që i bënë benu-israelitët vetvetes sepse mohuan të mirat që u dha Allahu dhe ishin mosmirënjohës ndaj pejgamberit Musa a.s. Mirëpo ky ajet vlen dhe për ditët e sotme të zbulimeve të mëdha teknologjike shkencore.
Dihet se sot tregu është në garë për telefona më të bukur, lap-top dhe i-pad më të bukur me elegancë, shpejtësi dhe komoditet informatash, me internet të shpejtë dhe valë shumë të shpejta efektesh. Por, sa ka dobi ka dhe hajër. Është normale se telefoni ka valë, por valët kanë dëme shumë të mëdha. Shkencëtarët që u morën me këtë studim arritën në përfundimin se përdorimi i telefonit për një orë në ditë është më se i mjaftueshëm për të rritur rrezikun në tru dhe pjesët tjera trupore, ndërsa standardet ndërkombëtare të përdorura deri më tani për të mbrojtur përdoruesit nga rrezatimet nuk janë të sakta e duhen rishikuar patjetër. Pas një sërë studimesh të hollësishme, ata kërkuan të tregonin se "duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përdorim në mënyrë të limituar telefonat celularë. Sëmundjet si artroza apo herni diskale janë shkaku i dytë i dhimbjeve të qafës, por që të dyja situatat mund të jenë aktive njëkohësisht. Kush vuan nga këto sëmundje mundohet ti shmangë rrotullimet e kokës dhe lëvizjet e shpatullave pikërisht për dhimbjen që i shkakton kjo.
Energjia e celularit, për sistemin GSM (sistemi i sotëm i telefonisë celulare), dihet se frekuenca bartëse është 900MHz, por në të vërtetë ajo shtrihet ndërmjet 890MHz dhe 915MHz. Brenda kësaj bande, baza celulare i atribuon çdo përdoruesi një bandë më të ngushtë prej 0.2Mhz për çdo bisedë. Kjo bandë ndryshon kur abonenti lëviz nga një vend në një tjetër, pasi në këtë rast edhe banda lëviz. Brenda çdo bandë vëmë re se informacioni transmetohet me impulse ku një impuls është rreth 576ms dhe përsëritet për çdo 4.6 ms. Pra raporti ciklik është 1/8 dhe përsëritja çdo 217Hz.Kjo bën që banda e frekuencave të përdoret nga 8 përdorues të ndryshëm. Një pasojë e këtij fraksionimi kohor, referuar bashkëveprimit me përdoruesit, është një zvogëlim proporcional i fuqisë mesatare Pmes, në krahasim me fuqinë maksimale, Pmax që është 2 Ë. Gati 40% e energjisë së mësipërme që rrezatohet nga celulari absorbohet nga koka. Po të konsiderojmë se pesha e kokës është afërsisht 3 kg arrijmë në konkluzionin se debiti i absorbimit specifik është 0.03 Ë/kg. Ndërkaq, thithja e energjisë në kokë nuk është homogjen pasi 70% energjisë së absorbuar shtrihet në një kub me brinje 5cm me një peshë prej 125gr. SAR lokal është më i lartë në këtë zone dhe arrin në nivelin 0.6 Ë/kg. Pra si përfundim, rrezatimi i celularit godet në kokë.
Po lap-topi : Sipas studimit të fundit të kryer nga shkencëtarët e Spitalit Universitar të Mbretërisë, të gjithë ata të cilët e përdorin lap-topin mbi gjunjë për shumë orë, rrezikojnë shumë!
Shkencëtarët zbuluan se të gjithë ata të cilët përdorin për shumë orë kompjuterin dhe e mbajnë atë mbi gjunjë, rrezikojnë të preken nga një sërë sëmundjes dhe të pësojnë dëme të pakorrigjueshme. Siç janë sëmundjet e lëkurës, siç Toasted skin snydrome. Ngrohja e emetuar nga lap-topi mund të arrijë në 52 gradë Celsius dhe krijon njollë në lëkurës, djegie dhe paraqet një rrezik të vogël për shfaqjen e kancerit të lëkurës.
Problemet e fertilitetit, hulumtimet e mëparshme kanë treguar se vendosja dhe përdorimi i kompjuterëve portativ në këmbë, ka të ngjarë të shkaktojë probleme të pjellorisë në njerëzit, sepse temperatura e lartë shkatërron spermatozoidet.
Dr. Andreas Arnold dhe Peter Itin, i Spitalit Universitar të Mbretërisë tha: “Ne nuk jemi duke thënë se të gjitha rastet e kancerit të lëkurës lidhen me përdorimin e lap-topeve, por që të jeni të sigurt, ju mund ta vendosni atë në një qëndrim (portativ) ose brenda në një qese, në vend që ta vendosni atë direkt mbi këmbët tuaja.”
Sigurisht që ndikimi i valëve ndikon në çrregullimin e metabolizmit njerëzor, dhe ndikon tek gjaku si dhe receptorët e ndijimit,shikimit, dëgjimit. Dihet se televizori dhe radio kanë efekte pozitive sepse marrim informata, por duhet të kemi kujdes sepse veç kohës së gjatë që humbasim para tyre ato kanë dhe valë negative që na bëjnë të mundur hutimin dhe dobësimin e inteligjencës. Leximi librave është metoda më e mirë ku zhvillon intuitën dhe ngjall reflekset e aktivizon shqisat e prodhimit intelektual dhe mendorë duke kthyer teorinë në praktikë. Rreze të dëmshme lëshojnë edhe të ashtuquajturat antenat të Televizioneve ose kompanive kombëtare p.sh në Kosovë antenat e IPKO-s janë shumë të rrezikshme nëse afër saj ka banorë.
Keni kujdes edhe gjatë kontrollimit me rreze rëntgen,përdorni jelekun me plumb për shkak se vetëm plumbi mund ti evitojë rrezet radioaktive.
Po ashtu, ka të dhëna se edhe valët elektromagnetike që lirohen nga largpërçuesit, nëse njerëzit banojnë në largpërçues, mund të sjellin efekte negative për shëndetin e njeriut: emitohet sistemi nervor, zvogëlohet aktiviteti, enzimat kolineterazë, ç'rregullohet funksioni i mëlçisë, zvogëlohet sasi Hb dhe numri i leukociteve në gjak etj.
Graniti radioaktiv para dy viteve që u vendos në qendrën kryesore të Prishtinës ishte rrezik i madh për shumë qytetarë. Prandaj ca gjëra duke të bukura dhe komode, por kanë rrezikun e madh kancerogjen dhe shkatërrues.
“E kur atyre u thuhet: Mos e prishni rendin në tokë! Ata thonë: Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!". (el Bekare, 11).
Andaj këto zbulime dhe kjo garë tregu si dalja e I-phone 5C, duhet marrë me rezerva edhe pse na shërben shumë në vendet tona duhet të kemi doktorë të teknologjisë mjekësore dhe musliman vigjilent, që kur marrim diçka ta marrim me kontroll dhe jo të garojmë, vetëm të shohim anën e punës që ai bën dhe shërbimit që ai ka, por ta shohim a mos vallë mund të ketë edhe dëm shumë të madh për ne. Pejgamberi Muhamed a.s ka thënë: “Kur u bie miza në gjellë zhyteni dhe nxirreni se në njërën anë ka helmin kurse në tjetrën ka ilaçin.”
Çdo veprim ka një kundërveprim, pra ligji i Njutonit, por këtë ligj e tregoi Muhamedi a.s. shumë më parë me udhëzimet nga ana e Allahut, Zotit të gjithësisë Krijuesit të gjithë njerëzimit.


Artikulli i kaluar
A ka liri fetare në Kosovë?!
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi