Njerëzimi po përjeton një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe shumë të fuqishëm të pa parë ndonjëherë në historinë e tij.
Andaj gjithë ky zhvillim e bën njeriun të ballafaqohet me lloj-lloj problemesh të cilat kërkojnë zgjidhje, qoftë me mjete teknike, fizike, shpirtërore apo psikologjike, të cilat e preokupojnë njeriun të ashtuquajtur modern çdo ditë e më shumë.
Zbulimet e mëdha si kompjuteri, anija kozmike, roboti, aeroplani, ku në zbulimin e tij një rol të madh luajti Mulla Hasan Masurica, e pas tij e perfeksionuan vëllezërit anglez Rajt.
Sfidat e njeriut të sotëm modern janë të shumta, e në këtë punim të radhës do përmendim disa prej tyre, por pa përjashtuar edhe shumë të tjera të cilat janë të shumta.
Disa nga sfidat që njeriu sot ballafaqohet mund të ndahen në rajone gjeografike varësisht nga vendet e zhvilluara dhe të pazhvilluara si dhe të varfra dhe të pasura.
Sfida e ekstremizmit fetarë, sfida e ekstremizmit laik, sfida e të ushqyerit, sfida e sëmundjeve të ndryshme, sfida teknologjike, sfida humanitare, sfida ekonomike, sfidat në familje, sfida mediatike, sfida arsimore-edukative, sfidat klimaterike, sfida rajonale, sfida globale, sfidat shoqërore e shumë të tjera të cilat janë trend i njeriut modern.
Zoti tregon se çdo gjë e ka përsosur me mjeshtri të rrallë dhe ajo gjë është e aftë të ballafaqojë dhe integrimet kohore e teknike:
"Ai që përsosi krijimin e çdo sendi...". (Es-Sexhde. 7)
Kur'ani fisnik udhëheq zemrën e njeriut modern kah gjërat e njohura, që paraqiten para syve të tyre, për t'ua treguar atyre fuqinë e Allahut dhe për t'i njohur me mrekullitë që ndodhin para tyre, edhe pse zhvillimi i planetit tokë ka ecur me ritme të shpejta, sërish disa prej tyre janë indiferentë si shkak i mos lidhje së tyre me Kur’anin dhe shkencën:
"A nuk e shihni atë që e mbillni? A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë? Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë) S'ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar!". (El Vakia, 63-66).
Allahu ia mësoi njeriut gjërat të cilat mund të ballafaqohet me to në çdo shekull në çdo kohë dhe në çdo vend.
"Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij". (Esh Shems. 7-8)
Pra Zoti i mësoi njeriut shumë gjëra edhe pse modernizmi dhe zhvillimi arrin kulmin, Allahu tregon se njeriun e mësoi ku është e keqja dhe ku është e mira për të, si ne aspektin fizik poashtu edhe në atë metafizik sentimental-shpirtërorë.
Allahu ia dha njeriut, duart për të punuar, sytë për të shikuar, lexuar, vështruar, mendjen për të analizuar buzët për të provuar treguar dhe shumë aftësi të tjera. "A nuk i dhamë Ne atij dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë? Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët". (El Beled. 8-10)
Sqarim për njeriun janë dy rrugët, e sakta dhe e pasakta, si p.sh., largimi nga dehja e mendjes së shëndoshë, nga alkooli, apo largimi nga kamata, shfrytëzimi i njeriut modern kohëve të fundit.
Përkundër sfidave të njeriut modern me shumë probleme qofshin shoqërore apo jo shoqërore, Kur’ani erdhi si platformë, duke shpjeguar çdo detaj, dhe duke përshkruar të gjitha të mirat që Allahu i dha njeriut. Rreth mirësive të shumta do duheshin me qindra vëllime e shkrime të flitet rreth asaj çka Allahu ka krijuar në qiej e në tokë dhe në gjërat që ne i shohim dhe nuk i shohim me sytë tanë. Kur’ani na njofton se : "Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë ngjyrë) nuk do të mbaronin fjalët e Allahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit). Allahu është ngadhënjyesi i urtë". (Llukman. 27).
Lusim Allahun t’ia dalim çdo sfide në këto periudha të vështira që po shtohen çdo ditë e më shumë, në këtë kohë moderne për njeriun modern.