Në fshatin Drugovë të Kërçovës hapet xhamia e re

Në praninë e kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reisul Ulema Sulejman Rexhepi dhe myftiut të Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi në fshatin Drugovë të qytetit të Kërçovës është bë hapja solemne e xhamisë së fshatit, njofton Zhurnal.

Prerjen e shiritit e ka bërë kreu i Bashkësisë Islame Reisul Ulema Sulejman Rexhepi me myftitë tjerë nga disa qytete të Maqedonisë që ishin bashkë me të në hapjen solemne, derisa banorët e fshatit janë shprehur shumë të kënaqur me ndërtimin e xhamisë së re.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip