Turqia: Minarja e xhamisë mbi liqenin e ngrirë

Minarja, e cila shihet mbi ujin e ngrirë të liqenit në Agri të Turqisë, në çdo sezon tërheq vëmendjen e një numri të madh të vizitorëve që vinë në këtë vend.

Qyteti i mbuluar me shtresë të borës, liqeni i mbuluar me akull dhe minarja në mes të tij janë arsye për të bërë fotografi të bukura në këtë kohë të vitit.

Umeri Akkaya, tregon për kohën kur është ndërtuar diga dhe kur shtëpitë dhe xhamia mbetën nën ujë.

Shtëpia e tij nuk është i përmbytur, por kujton se fshati dikur numëronte 250 shtëpi, ndërsa sot vetëm 22, shumica e banorëve u transferuan në Stamboll, Gebze ose në vende të tjera.

Gjatë verës, nga uji shihet vetëm gjysma e minares, megjithatë, sot uji është i ngrirë, e bashkë me atë edhe minarja. Vizitorët vijnë për të parë këtë minare në çdo stinë, thotë banori Omer Akkaya