Në Azerbajxhan ekziston një lule e cila quhet ‘Lulja e Ezanit’. Ajo hapet vetëm në kohën kur thërret ezani.
Në mbarë botën myezinët, pesë herë në ditë, i ftojnë besimtarët musliman për falje të namazit. Zëri i ezanit është i dobishëm për sistemin nervor të njeriut. Megjithatë, njerëzit në Azerbajxhan thonë se ezani jo vetëm se ndikon në psikikën njerëzore, por ai ndikon edhe në gjithë natyrën.
Muhammed Rahim Eldarov merret me mbledhjen e llojeve të ndryshme të luleve. Ai thotë se për të çdo lule ka veçantinë e saj.
“Nuk bëj dallime mes tyre, përndryshe nuk do të kisha mundësi t’i mbledhja.”
Por, ajo që është shumë interesante, e që ekziston në koleksionin e tij, është lulja e cila quhet “Ezan”. Hapet vetëm në kohën e ezanit, kur e “dëgjon” ezanin nga xhamia lokale.
Jemi mahnitur me këtë fenomen të pazakontë natyror. Ky me të vërtetë është shembull misterioz i fuqisë dhe rëndësisë së thirrjes së ezanit, thuhet në raportin special të përgatitur nga “Lider TV” i Azerbajxhanit.
Shkenca ende nuk ka sqarim për këtë mrekulli, kurse ajo ka zgjuar interesin edhe të televizioneve më të mëdha botërore, siç është CNN.
Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Asnjë xhin, njeri apo ndonjë gjë tjetër brenda shtrirjes së zërit të myezinit nuk e dëgjon thirrjen veçse do të dëshmon për të në Ditën e Ringjalljes.