Shënimi dhe karakteristikat e Shëngjergjit (Jurjevës)

Shëngjergji/Jurjeva është festë e të krishterëve/romëve, e cila shënohet me 5-6. maj (23. prill sipas kalendarit katolik). Me çka shënohet përkujtimi në "Shën Gjergjin".
Gjergji ose Georgije (Juraji) ka qenë ushtar romak në gardën e Cezarit Dioklecijanit, i cili është vrarë pas dëbimit të të krishterëve. [Rreth përhapjes së legjendës flet P.J. Hogarth, "St. George: The Evolution of a Saint and His Dragon", History Today (30. prill 1980:17-22)] në krishterim festohet si "Shën Gjergji (Juraji)". Në artë shpesh paraqitet sikur e vret dragoin. "Shën Gjergji" sigurisht që e zuri vendin e hyjnisë së vjetër serbe Jurile dhe festimin e festës së tij. Kisha në këtë datë shënon vrasjen e "Georgiut të Shenjtë (Shën Gjergjit)" e cila ka ndodhur më 23. prill 303.

Për pak festa tek Serbët janë të lidhura kaq shumë tradita, besime e besëtytni magjike sikur që është rasti i festimit të kësaj feste.

Sipas thënieve të etnologëve, Shën Gjergji është festë pagane dhe sintezë e shumë hyjnive: të ujit dhe zjarrit.

Traditat, zakonet kryesore të kësaj feste janë:

- Bërja e kurorave nga bimët,
- Larja e fytyrës në të cilën janë vendosur gjethe bimësh,
- Larja në lum,
- Natën, në natën e Shën Gjergjit (me 5. maj), dikush nga anëtarët e shtëpisë mbledh disa degë të gjelbra bimësh në pyllin më të afërt, dhe i zbukuron me to dyert dhe dritaret e shtëpisë dhe ndërtesave tjera, si dhe dyert hyrëse të oborrit. Kështu veprohet (sipas besimit të krishterë) që viti të jetë i frytshëm e i bereqetshëm për banorët e shtëpisë, të ketë shëndet, fryte e bereqet në shtëpi, fushë e oborr.
- Po ashtu, enden kurorat nga "lulet e shëngjergjit", dhe me to zbukurohen dyert e shtëpive dhe oborreve. Ato kurorat qëndrojnë kështu mbi dyert e shtëpive dhe oborreve deri në festën tjetër të Shën Gjergjit (pra për plot një vjet).
- Në natën e kësaj feste, e zonja e shtëpisë vendos në një enë të mbushur me ujë bimë të ndryshme të pranverës, si: thana, vezë të kuqe, mbrojtës shtëpie ... dhe kjo pastaj vendoset nën trëndafil në oborr të shtëpisë që të kalon natën.
- Në mëngjes, të gjithë anëtarët e shtëpisë i lajnë fytyrat e tyre me këtë ujë, e që (sipas besimit të tyre) që "fëmijët të jenë të fortë e të shëndetshëm sikur thana", "vajzat që beqarët të sillen rreth tyre", kurse "të moshuarit të jenë të shëndetshëm e të fortë", etj., secilit sipas nevojave dhe kërkesave të tij.

Rëndësi të madhe paraqet larja në lum, para lindjes së diellit (nganjëherë të ujë gjuhen lulet dhe derdhet qumështi).

Pastaj, Shën Gjergji është edhe festë e madhe për shumicën e komunitetit Romë (Ederlezë) me ç'rast festohet kthimi i pranverës. Në atë ditë, shumë njerëz të komunitetit Romë vishen me tesha më të bukura, vendosen stoli, festohet me muzikë e valle tradicionale të komunitetit Romë. Shtëpitë zbukurohen me kurora të luleve dhe degë të bimëve, dhe diku edhe muret e shtëpive lahen me ujë të posaçëm për atë ditë, në shenjë mirëseardhje të stinës së Pranverës. Në shumicën e rasteve, për këtë ditë komuniteti Romë prenë dash dhe përgatit mishin e tij për gostinë e kësaj feste. Si popull nomad, komuniteti Romë me këtë festë shënojnë përfundimin e jetës dimërore dhe i gëzohen shumë ardhjes së stinës së nxehtë të Pranverës.

Për fat të keq, në mesin e popullit të këtyre viseve: boshnjakët, shqiptarët, etj., është bërë kjo festë si traditë e tyre, sikur edhe tradita tjera të serbëve, për arsye se jetonin bashkë dhe pranonin e festonin festat e tyre, edhe pse nuk ishin festat e tyre, dhe se janë festa pagane-krishtere.

Në Ditën e Shën Gjergjit - Jurjevës, shkohej në ekskursione, veçanërisht pranë burimeve dhe lumenjve. Edhe pse nëpër këto ekskursione shkohej familjarisht, rinia në to veçanërisht argëtohej - janë të njohura lodra argëtimi pikërisht në këtë festë.

Në disa vise, ishte si traditë që herët në mëngjes, para se të niset në ekskursion, fëmijët të lahen me ujë në të cilin vendoseshin lloje të ndryshme të luleve e bimëve, e më e njohura ishte hithra. Po ashtu, fëmijët të dëbohen me hithra nga shtretërit e tyre, kurse në vende tjera në oborrin e shtëpive ndizeshin dy zjarre, nëpër të cilat do kalonin anëtarët e shtëpisë si dhe bagëtia e tyre, si shenjë mbrojtje nga mësyshi, magjia dhe gjarpërinjtë.


Qëndrimi islam mbi shënimin dhe festimin e Shën Gjergjit - Jurjevës, dhe pjesëmarrja në vendet e festimit të tyre

Është e hidhur që shumica e popullatës sonë, boshnjakë e shqiptar, nuk i dinë edhe rregullat themelore të besimit të tyre islam që u përkasin.

Islami i refuzoi të gjitha besimet-traditat e mëparshme, dhe pas ardhjes së tij si religjion (i cili ishte vazhdimësi e fesë së drejtë dhe rrugë e thirrjes së pejgamberëve , që nga Ademi a.s., e deri te Muhammedi s.a.v.s.) dhe përhapjes së tij në masë, është i refuzuar çfarëdo veprimi që nuk ka bazë në Islam dhe që kundërshtohet me parimet e tij.

Çdo njeri që pretendon se është mysliman, duhet të jetë i vetëdijshëm për faktet e mëposhtme: Allahu e bëri Kuranin si Libër dominant mbi të gjithë librat e tjerë, myslimanët i bëri dëshmitarë për të gjithë njerëz tjerë, kurse Muhammedin s.a.v.s., si dëshmitar për myslimanët.

I Lartësuari në Kuran thotë: "Ne të shpallim ty Librin, si shpjegim për çdo gjë dhe si udhëzim e mëshirë dhe myzhde për ata që besojnë vetëm në Të", (En-Nahl, 89).

Po ashtu, Allahu xh.sh., thotë: "Ky Kuran pason vetëm për në rrugë të drejtë ...", (El-Isra, 9).

Dhe thotë i Plotfuqishmi: "Sot, jobesimtarët kanë humbur çdo shpresë se ju do të bini (largoheni) nga feja juaj, kështu që mos kini frikë nga ata - por mua më frikësoheni. Sot jua përsosa fenë tuaj dhe të mirat e Mia i plotësova ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin fe", (El-Maide, 3).

Allahu xh.sh., la si porosi që të mbahemi fortë për Islamin, derisa të jemi gjallë, dhe se në islam të e përfundojmë jetën tonë në këtë botë, me bindje e besim të pastër.

I Plotfuqishëm thotë: "O ju që besuat, kini frikë Allahun me devotshmëri (takvallëk) të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe, përveç duke qenë besimtarë (myslimanë)!" (Ali-Imran, 102).

Sepse Islami është rruga e vetme e shpëtimit në botën tjetër: "E, kush kërkon fe tjetër përveç islamit, nuk do të pranohet prej tij, dhe ai do të jetë prej të humburve", (Ali-Imran, 85).

Shën Gjergji është një festë jo islame, pagane dhe e krishtere, dhe nuk ka kurrfarë mbështetje në Kuran e as synet të Pejgamberit s.a.v.s., e që vetë syneti i Pejgamberit s.a.v.s., i shfuqizon e i ndalon festimin e këtyre festave joislame. Pejgamberi s.a.v.s., në një thënie të tij thotë: "Kush i përngjason ndonjë populli, ai i takon atij".

Enes b. Maliku r.a., ka thënë: Të paditurit (xhahilët) gjatë kohës së Pejgamberit s.a.v.s., kishin dy festa, në të cilat luanin e argëtoheshin, e që Pejgamberi s.a.v.s., menjëherë pas ardhjes së tij në Medine, u tha: "Allahu ua zëvendësoi ato të dyja me më të mira: Bajramin e Kurbanit dhe Bajramin e Fitrit", (Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nasaiu, Hakimi dhe Bejhakiu).

I Dërguari i Allahut s.a.v.s., po ashtu me një thënie tjetër të tij ka thënë: "Çdo popull i ka festat e veta, e festat e myslimanëve janë dy: Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami".


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi