Kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi është nderuar me çmimin presidencial “për arritje jetësore” nga presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp.
Mirënjohjen e presidentit amerikan ia dorëzoi Otto von Feigenblatt profesor i Universitetit Global të Floridës, i cili tha se Rexhepi është lider model që inspiron udhëheqje të përkryer drejt zgjidhjes së shumë problemeve, qofshin ato fetare po ashtu edhe kombëtare.
“Ju keni shërbyer si model për frymën amerikane. Angazhimi i juaj ishte i fokusuar në ngritjen e mirëbesimit dhe afrimit mes njerëzve, pa dallim përkatësisë fetare dhe etnike, duke dhënë kontribut të veçantë gjatë ballafaqimit me sfidat më të mëdha të kohës. Kombi ynë është i kënaqur nga angazhimi i juaj në punën që po bëni”, ka thënë Oto Van Vegenberg.
Nga ana e tij Sulejman ef.Rexhepi këtë mirënjohje nuk e konsideron si të rastësishme.
“Të gjitha angazhimet, përpjekjet dhe kontributet e mia, gjithnjë kanë qenë dhe janë në një linjë me ato të SHBA-ve, ka thënë Sulejman ef.Rexhepi.