Artikuj

Mumin Maldir, bari në provincën Kirklareli të Turqisë i cili prej më shumë se gjysmë shekulli kujdeset për bagëtinë, kalon ditët gjatë muajit të Ramazanit duke bërë iftarin dhe syfyrin në sofrat që i përgatit vet në kullosat ku kullot bagëtinë, raporton Anadolu Agency.

Xhamia Bejturrahman në Açe të Indonezisë e cila sfidon vitet, njihet nga muslimanët e këtij rajoni si ‘Kalaja’ e Açe-s, shkruan AA.

Per ndertimin e kesaj xhamie eshte shkruar shume dhe shpesh ne shtypin zviceran. Pjeserisht per shkak te rezistences qe nje pjese e banoreve te qyteit kane bere ndaj projektit

U mbushën plot 94 vjet nga themelimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, si një bashkësi që do të përfaqësonte zërin e besimtarëve myslimanë në Shqipëri, zërin e myslimanëve në trojet shqiptare, madje, në mjaft raste, edhe zërin e mbarë shqiptarëve.

Armstrong flet për Kuranin mu ashtu si flasin për të edhe studiuesit myslimanë, duke mos pretenduar se gjuha e tij është e lehtë për t'u kuptuar, pa u thelluar në brendësinë e tekstit të tij. Ajo i bën vlerësimin adekuat segmenteve të ndryshme të tematikave kuranore, duke i shikuar edhe në kontekstin historik, pa të cilin thotë se Kurani nuk mund të kuptohet, madje edhe rrezikohet të deformohet interpretimi i tij.

Një nga figurat më të spikatura të kohës sonë, e cila me objektivizëm tejet të rafinuar i qaset kulturës islame, pa dyshim se është Karen Armstrong, e cila përfaqëson një frymë të re kozmopolite dhe integruese, që u pasua dhe vazhdon të pasohet nga mendjet më të ndritura e vizionare të Lindjes e të Perëndimit, duke materializuar një frymë universale të integrimit të vlerave.

I nderuar president i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani
I nderuari nderuar Kryetar i KMSH, z. Skender Bruçaj
I nderuari Shaqir ef. Fetahu nga B. Islame e Maqedonisë
I nderuari kryegjysh i Bektashinjve Haxhi Mond Ibrahimi
Të nderuar studiues,
Zonja dhe zotërinj;

Dokumentari është një material i përbërë nga pjesë të propagandës komuniste, nga disa dokumentarë të viteve 1967 dhe 1974, të siguruara nga Ministria e Kulturës dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Pamjet fillojnë me një propagandë indirekte të vitit 1945, menjëherë me instalimin e regjimit komunist, e më pas shfrytëzimin e klerit për gjoja konferenca paqeje, e duke vazhduar me vitin 1967 me dokumentarin “Në flakët e revolucionit”, atë të 1974, pjesë nga intervista të disa dokumentarëve të KMSH-së, si “Triumfi i besimit” dhe “H. Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”, si dhe janë përfshirë pamjet e rralla të rihapjes së xhamive të Pumbit në Shkodër dhe asaj të Et’hem beut në Tiranë në vitet 1990-91.

Pamjet dhe filmimet e zgjedhura nuk kanë nevojë për komente, sepse ato flasin vetë me origjinalitetin e tyre. Ato tregojnë se edhe pse një shtet i tërë përdori të githa mekanizmat e tij për ta zhdukur dhe çrrënjosur fenë dhe institucionet e saj fizikisht, ai nuk mundi dot të zdukte besimin nga zemrat e njerëzve, gjë që e tregojnë edhe pamjet e triumfit të besimit të dhjetëra mijëra njerëzve, që hapen portat e atyre pak objekteve të kultit që kishin mbetur në këmbë në vitin 1990.

Të gjithë ne kemi kënaqësi kur kremtojmë dhe organizojmë festa, zhvillojmë aktivitete kulturore e shkencore, por dita e 6 shkurtit 2017, përkon pikërisht me 50 vjetorin e një date të dhimbshme, por edhe të turpshme të historiografisë shqiptare, atë të fjalimit famëkeq të diktatorit Enver Hoxha, kur në kongresin e V-të PPSH-së, do t’i hapte rrugë ndalimit me ligj të fesë, duke e shpallur Shqipërinë, si vendin e vetëm dhe të parë ateist në botë, duke shkatërruar përfundimisht qindra xhami, kisha dhe teqe.

Sot është 93 vjeç dhe lëviz lirisht në Tiranë e jashtë saj me çallmën që nuk e ka hequr asnjëherë nga koka, përveç periudhës së ndalimit të besimit. Ramazan Peti ka lindur në Sauk në vitin 1924 në një familje tradicionale të besimit islam, besim që vazhdon edhe sot tek djali dhe 4 vajzat, nipër e mbesa dhe stërnipër e stërmbesa.

Video

Njihuni me hafëzin fitues që e vendosi Kosovën numër 1 në garat ndërkombëtare të Kuranit

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!