Artikuj

Drita Islame”, e themeluar 25 vjet më parë, në janar të vitit 1992, nisi misionin e saj, si organi i parë i shtypit islam në gjuhën shqipe, pas një periudhe të gjatë të ndalimit dhe privimit të lirisë së besimit gjatë kohës së komunizmit.

Dihet që Ibrahim Dalliu ka qenë një ndër figurat e shquara klerikale të periudhës së Rilindjes Kombëtare, por ende dimensioni i tij publik nuk është zbuluar në të gjithë përmasën e vet.

Kontaktet e para me Islamin në Ballkan janë zhvilluar para ardhjes së osmanëve në fund të shekullit 14-të dhe gjatë shekullit 15-të.

Ligjërata e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava me rastin e 12 Rebiul Evvel - Ditëlindjes së Pejgamberit Muhamedit a.s. - Ferizaj, 12 dhjetor 2016

Qenka e thënë që një qytet i vogël si Hani i Elezit në Kosovë, të përçojë sa standarde të vlefshme për të gjithë shoqërinë mbarëshqiptare, aty ku njerëzve u janë neveritur qeveritarët e tyre grykësa dhe të paaftë. Pas Rufki Sumës, kreut të komunës së atyshme i afirmuar tashmë si drejtuesi më skrupuloz me zero të dhëna për abuzime apo keqmenaxhime financiare, e po ashtu me një angazhim maksimal në shërbim të komunitetit shoqëruar me sakrificë, thjeshtësi e modesti, vjen dhe rasti i hoxhës së qytetit që ushtron detyrën e administratorit komunal në mënyrë krejt vullnetare. Siç Suma është aty me votë jo-partiake, edhe Nusret Shiti është përzgjedhur nga njerëzit për t’i përfaqësuar ata Kuvendin Komunal pa asnjë indikacion politik, por thjesht duke u nisur nga atributet e tij që gëzon në jetën publike si hoxha i qytetit.

Të paktë janë qytetarët e Mitrovicës dhe rrethinës që nuk e kanë takuar, nuk e njohin apo nuk e mbajnë mend një këshillë dhe një udhëzim nga mulla Milazimi, hoxha i nderuar që për 55 vjet të plota ka udhëhequr në mësim- besim, në namaz dhe në ceremonitë tjera fetare që janë zhvilluar në Mitrovicë dhe në fshatrat e saj.

Nga Quinn Hargitai

Komuniteti shqiptar në Bashkësinë islame të Austrisë organizoi më 02.11.2016 seminarin e parë me imamët shqiptarë të Austrisë. Seminari u zhvillua në Bashkësinë Islame Shqiptare në Vjenë me temën: “Paradigma e imamit të ri”

Fehmi Raqipi në moshën pesë vjeçare mëson alfabetin arab, në moshën nëntë vjeçare e lexon Kuranin. Imami Fehmi Raqipi nuk u dorëzua asnjëherë përballë furtunave të kohës. Edhe në këtë moshë ai ka botuar dy libra të titulluar:” Hulumtimi i haditheve të papranuara dhe të trilluara” dhe “Fikhul Hanefi”, libra këto që do të promovohen më 25 tetor në Gjilan.

Valon Myrta, është studiues i Jurisprudencës Islame nga Gjakova i cili më 24 Gusht 2016 doktoroi me sukses të lartë në Universitetin e Jordanit

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!