Artikuj

Më 3 tetor 2014 natën e madhet të Kurban Bajramit në prani të shumë xhematlinjve dhe imamëve në mënyrë solemne u përurua xhamia e re në lagjen e Zabelit të Sahit Agës, në afërsi të shkollës së Bujqësisë “Arbëria” në Gjilani, e cila u ndërtua me vetë kontributin e haxhi Halil Halitit , me prejardhje nga fshati Kokaj.

Biblioteka e njohur e Xhamisë së Hadumit së shpejti do të ringrihet. Një gjë e tillë do të bëhet me një investim të vakëfeve të Turqisë.

Sigurisht se këto dite ishim ne shumë vizita tek disa prej atyre që kishin vendos të shkojnë në haxh, dhe në njërën prej këtyre vizitave dëgjova një rrëfim të shkurtër për një plakë të shtyrë në moshë Feriden, pra që ishte edhe ajo udhëtare për në vendet e shenjta.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hap fushatën për mbledhjen e objekteve të vjetra, që kanë lidhje me Islamin, e cila do të finalizohet me hapjen e disa ekspozitave, evidentimin, inventarizimin dhe botimin e disa studimeve dhe ribotimin e veprave më me vlerë të tyre.

Mësimi fetarë apo mësimi për leximin e Librit shenjtë, është traditë e kamotshme për fëmijët musliman në Luginë të Preshevës, kjo ka treguar përvojë të jashtëzakonshme duke kontribuar në avancimin dhe edukimin e gjeneratave të shumta në aspektin fetarë.

Në Komunën e Gostivarit, viti i ri shkollor filloi edhe për mbi 160 medresante të shkollës së mesme islame, medreseja “Isa Beu”, paralelet e Gostivarit, nga të cilat 53 në vit të parë.

Kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, i tha Zërit të Amerikës se e mbështetë çdo veprim kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, që nuk kanë asgjë të përbashkët as me islamin e as me kombin shqiptar

Më në fund pas shumë paralajmërimeve dhe ngecjeve procedurale kanë filluar punimet për zgjerimin dhe konservimin e xhamisë ”Mustafa Çelebiu” një nga objektet sakrale nga më të vjetra të besimit islam në qytetin e Strugës.

Në Maqedoni implementimi i Hallall Standardit është duke u realizuar me hapa të shpejt dhe të mëdhenj, andaj edhe kompanitë vendore përmes organizimeve të iftareve po shprehin kënaqësinë e tyre të sukseseve të arritura në këtë drejtim.

FRI dega Shkup si çdo herë po ashtu edhe këtë vit etjen e besimtarëve mysliman mundohet ta shuan me aktivitete të ndryshme dhe atë për hir të këtij mysafiri të rrallë.