Artikuj

Vetëm një vit pas vdekjes, Hafiz Sabri Koçi është vlerësuar si një ndër 100 udhëheqësit muslimanë më të mëdhenj të shekullit XX.

Ashtu si po kalon koha, gjithnjë e më tepër institucionet shtetërore harrojnë premtimet e dhëna menjëherë pas përfundimit të konfliktit të armatosur se Çarshi Xhamia e Prilepit e ndërtuar në vitin në vitin 1475 me urdhër të Haxhi Hyseinit, djali i Abdyllahut, Xhamia e Çarshisë në Prilep arriti t’u bëjë ballë të gjithë luftërave botërorë dhe ballkanike, por jo edhe konfliktit të vitit 2001..

Më 16 dhe 17 janar, 2014, dita e enjte dhe e premte, Hafizeja Sumeja Alija, ju nënshtrua provimit dy ditorë para komisionit të Bashkësisë Fetare Islame, pranë Muftinis së Tetovës në përbërje të Hfz. Ejup ef. Selmani, Hfz. Xhemil ef. Nesimi dhe Hfz. Selver ef. Xhemaili. Hafizeja Sameja Alija me sukses e dha provimin dhe merr titullin e hafizes e Kur’anit famëlartë.

Me rastin e përkujtimit të ditës së lindjes të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, organizoi me 13 janar 2014, simpoziumin me temë “Profeti Muhamed a.s. dhe Dinjiteti Njerëzor”.

Gërmimet prej vitesh nën dyshemenë e “Jeni Xhamisë” dhe lokalitetin përreth e kanë shndërruar atë në një gërmadhë artefaktesh, për të cilët Myftinia e Manastirit, thotë se janë të dyshimta me qëllim për të krijuar një lokalitet arkeologjik dhe galeri muzeale me afreske dhe simbole kishtare brenda “Jeni Xhamisë”.

Ky aktivitet u organizua nga qendra Islame Ballkan në bashkëpunim me Unionin e Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani (UIAZD). Morën pjesë disa imamë dhe rreth 50 te rinj nga xhami të ndryshme nga Bayern dhe Baden-Wüttenberg. I ftuar i nderit ishte Salahuddin ef. Ibra, kryetar i UIAZD dhe imam i xhamisë “Drita” në Duisburg.

Të dielën më 15 dhjetor, në Milano u mbajt takimi më i rëndësishëm midis drejtuesve të UCOII-t dhe drejtuesit e disa shoqatave të mëdha jo-arabe muslimane.

Departamenti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës në seminarin dy ditor të mbajtur në Prizren (14-15 dhjetor 2013) të organizuar nga Organizata Gjermane: Konrad Adenauer Stiftung me temë: “Marrëdëniet në mes të grupeve fetare dhe shtetit”. Të rinjët dhe religjioni në shoqëritë moderne shumë-fetare.

Studiuesja shqiptare Egesta Lopçi, në një intervistë për Uami-n, tregon karrierën e saj dhe ambiciet profesionale e shkencore.

Nga 20 nëntori deri më 30 nëntor, Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) organizoi fushatë me rastin e ditës ndërkombëtare kundër dhunës në familje “Nga paqa në shtëpi, drejt paqes në shoqëri”